KLSH padit ish-drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër, legalizuan ndërtimet mbi Bunë

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin, 3 ish-përgjegjës të sektorit legalizimit dhe juristin e drejtorisë rajonale të ALUIZIN-t, qarku Shkodër.
KLSH akuzon se “kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 15 661 m2 në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna (Zona të mbrojtura), nuk kanë skualifikuar 993 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 189,311 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve”.
KLSH auditoi Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Shkodër, për periudhën Janar 2015 deri më Korrik 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për A. D., ish/ Drejtorin e ALUIZNI-t, E. B., ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I. SH., Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F. T., ish përgjegjës i sektorit të Legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Të tjera

Abissnet