×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

KLSH: Abuzime në projektin për asistencën sociale, Kuvendi shton 11 milionë huan

Nga Neritan Gjergo

Mungon tërësisht analiza se cilat janë objektivat e parealizuar të kredisë së mëparshme prej 38 milionë euro, të cilat imponojnë marrjen e një kredie shtesë prej 11 milionë dollarë. KLSH zbuloi një vit më parë abuzime 1.6 milionë euro

Shumica parlamentare ka miratuar dje, thuajse në heshtje absolute një projektligj, përmes të cilit financohet një projekt për modernizimin e asistencës sociale. Me 76 vota pro, të majtët kanë votuar për një projekt, i cili jo vetëm rrezikon të dështojë, por me gjasë do të jetë vijim i rrugës së dhjetëra nismave, që kanë vjelë miliona euro dhe në të gjitha rastet kanë përmbushur vetëm 1 objektiv; reduktimin dhe bllokimin e ndihmës ekonomike për mijëra familje, të cilave realisht u nevojitet.

Programi

Platforma në fjalë, nuk orienton të zgjidhë hallet e mijërave familjeve në nevojë, por mëton me terma klishé, të modernizojë sistemin,  të ofrojë mbështetje, transparencë etj… Si zgjatim i një programi të nisur në vitin 2012, nga qeveri Berisha me një kredi që vlejti 38 milionë euro, tashmë po i njëjti program i zbukuruar me fjalorin novativ të kohës akordon edhe një hua shtesë me vlerë 11 milionë dollarë. Mbi këto pará, edhe BE ofron për asistencë teknike 1.3 milionë euro. Ndërkohë, ironik është fakti se kur ratifikohen marrëveshje të tilla, buxheti në dispozicion të familjeve të varfra në vit është diçka më pak se 20 milionë euro.

Dhe po t’i bëhet analizë edhe asaj çka konstaton Banka Botërore, se më shumë se gjysma e familjeve të varfra janë përjashtuar, duket hapur se kjo kategori do të vijojë të vuajë, e në kurriz të saj, do të përfitojnë një dorë individësh të lidhur me pushtetin. Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale. Raporti ka analizuar familjet që përbëjnë 10 përqindëshin më të varfër të popullsisë, ose 75 mijë familjet më të varfra të vendit. Sipas tij, vetëm një e treta e tyre janë të mbuluara nga ndihma ekonomike, ndërsa pjesa tjetër jo. Kjo do të thotë se, nga 75 mijë familjet më të varfra të vendit, vetëm 22 mijë prej tyre marrin ndihmë ekonomike, ndërkohë që 53 mijë familje të tjera nuk përfitojnë.

Në emër të modernizimit…

Në vitin 2012, ministri i Financave, Ridvan Bode dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore Kseniya Lvovsky firmosën marrëveshjen e projektit të modernizimit të asistencës sociale, në prani edhe të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, ky i fundit i akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Në përshkrim të objektivave, në të shkruhej se, “Projekti synon në përmirësimin e barazisë përmes përmirësimit të targetimit, përkatësisë dhe mbulimit për të dy programet Ndihmës Ekonomike dhe atë të Asistencës për paaftësinë, për të siguruar që financimet u drejtohen atyre që kanë më shumë nevojë.

Sistemi aktual i asistencës sociale ka nevojë të modernizohet dhe automatizohet në mënyrë që të përmirësojë eficiencën e programeve. Kjo do të ndihmonte administrimin më të mirë të asistencës duke identifikuar dhe shmangur gabimet e abuzimet. Gjithashtu do të ndihmonte qeverinë në marrjen e vendimeve të informuara dhe në kohën e duhur. Projekti do të mbështesë edhe përmirësimin e transparencës, që lidhet me drejtime kryesore të reformës përmes komunikimit proaktiv, sistemeve të modernizuara të informacionit dhe rritjen e qartësisë mbi “rregullat, rolet dhe kontrollin”. Dhe në vite histori, falë këtij projekti janë shpallur raste me emra pasanikësh e militantësh që kanë tërhequr për muaj apo vite me radhë paratë e mijëra familjeve të varfra që jetojnë në limitet e mbijetesës.

Me një qëllim të ngjashëm ka prezantuar projektin edhe ministria aktuale e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Por, në realitet vlen të theksohet se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, përmes këtij sistemi, qeveria ka hequr ndihmën ekonomike për mbi 20 mijë familje. Përmes të tilla zhveshjeve që bën qeveria, drejtuesi i saj Edi Rama denjon të vërë në pah faktin se ka rritur masën e shpërblimit për këto familje. Por, edhe nëse kjo shtesë do të gjente pakëz vëmendje për optimizëm, atë shuan INSTAT pas çdo raporti, i cili citon në të fundit se “masa e ndihmës ekonomike që shteti jep për familjeve të varfra është rritur më pak se kostoja e jetesës duke përkeqësuar gjendjen e tyre në tre vitet e fundit”.

Ligj pa argumente

Në një prej komisioneve ku diskutohej projektligji, një pjesë e anëtarëve dolën në konkluzion për një sërë pikash që nuk i japin zgjidhje skemës së pagesave të asistencës sociale.

– Objektivat e kësaj marrëveshje janë tepër të përgjithshme,

– Mungon tërësisht detajimi sipas secilit objektiv të projektligjit,

– Është e paqartë pesha që zë asistenca teknike në projektin prej 11 milionësh dollarë

– Është i paqartë shpjegimi për implementimin e kësaj shume. Kërkohet të shpjegohet se cila është pesha financiare e hartimit të dokumenteve strategjikë

– Mungon tërësisht analiza se cilat janë objektivat e parealizuar të kredisë së mëparshme prej 38 milionë euro, të cilat imponojnë marrjen e një kredie shtesë prej 11 milionë dollarë.

KLSH, ministria shpërdoroi 1.6 milionë euro

Në një raport të thelluar që Kontrolli i Lartë i Shtetit nxori në vitin 2017 për programin në fjalë, kritikonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për ka shpenzuar në mënyrë joefektive e 1.6 milionë euro nga huaja e vitit 2012. Mbi këtë keqmenaxhim, KLSH i kërkonte MMSR-së të analizonte situatën dhe të nxirrte përgjegjësitë, ndërsa  tërhiqte vëmendjen se projekti po vonohej dhe nuk po përmbushej në kohë. Por edhe tentativat për të kaluar në një sistem të ri menaxhimi të asistencës, pas këtyre rekomandimeve, duket se nuk po i përmbushin, së pari nevojat e njerëzve të varfër dhe së dyti objektivat e programit.

Lodhje dhe stres

Mënyra e re e menaxhimit të skemës së ndihmës ekonomike, po pilotohet fillimisht në tri qarqe të vendit dhe kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ky projekt konsiston ndër të tjera, në marrjen online të informacioneve të nevojshme për familjet aplikuese, nga institucionet, gjë e cila për fat të keq nuk bëhet, pasi shumë prej këtyre institucioneve nuk janë të përfshira në këtë sistem ose nuk kanë bërë akoma informatizimin e të dhënave të tyre dhe kryqëzimi i tyre është ende i pamundur. Vetëm në dy ose tre institucione nga njëmbëdhjetë të tilla, mund të merret konfirmimi online i informacionit të kërkuar. Të gjitha institucionet e tjera e bëjnë konfirmimin e listave të aplikuesve në mënyrë shkresore, gjë e cila lë shumë për të dëshiruar, pasi konfirmimet e tyre në shumë raste janë formale, duke rritur shkallën e abuzivizmit.

Por çfarë po ndodh me individët dhe familjet e varfra, që duan të aplikojnë për përfitimin e masës së ndihmës ekonomike? Individët dhe familjet në nevojë, paraqiten në dyert e zyrave të ndihmës ekonomike të pushtetit vendor, për të plotësuar formularët e aplikimit për ndihmë ekonomike (koha për plotësimin e formularit të pikëzuar nga një aplikant shkon në rreth 35 min.) Pas plotësimit të saktë të formularëve edhe pse gjendja e tyre ekonomike mund të jetë shumë e vështirë, shumë prej tyre nuk e përfitojnë ose nuk kualifikohen nga sistemi për të përfituar ndihmë ekonomike. Ata ankohen në zyrat e shtetit, por ankesa e tyre bie në vesh të shurdhër. Mirëpo, rruga e ankimimit është bërë aq e gjatë, sa njerëzve u krijohet një stres dhe një lodhje, më e madhe se ajo që u ka krijuar vetë varfëria që i ka pllakosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Konsumi këtë vit/ Nga shkurti në maj shpenzime rekord për barna, rriten blerjet e veshjeve e këpucëve

Publikuar më 17.09.2021
Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të kë...

Konsumi ka shfaqur shenja gjallërimi në gjysmën e parë të këtij viti, pas tkurrjes së fortë të tij në të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak të efekteve të karantinës që u ndërmor menjëherë për të frenuar pasojat e pandemisë. Sipas të dhënave të detajuara mujore të INSTAT, në mars dhe në […]

Lexo më shumë

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Pano Soko: Segmenti i Unazës do kushtojë 20 milionë euro për 1 km rrugë, shumë marramendëse

Publikuar më 15.09.2021
Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat mar...

Në emisionin “Këndi i Pano Sokos”, u diskutua për shumat marramendëse që harxhon qeveria për të ndërtuar një 1 kilometër rrugë në segmentin e Astirit. Pano Soko thekson se një kilometër rrugë në segmentin e Unazës do kushtojë plot 20 milionë euro, shumë kjo marramendëse. “Ka kushtuar 60 milionë euro Byppasi i Fierit, një super […]

Lexo më shumë

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

Publikuar më 14.09.2021
Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e...

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të në raport me vendet e rajonit, sidomos për tregtinë, por edhe investimet gjermane përgjithësisht mungojnë. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Gjermania është partneri i katërt i Shqipërisë për eksportet në vitin 2019, […]

Lexo më shumë

Alitalia shpall zyrtarisht falimentimin, mbyllen të gjitha fluturimet pas datës 15 tetor. Çfarë do të ndodhë me biletat e rezervuara

Alitalia shpall zyrtarisht falimentimin, mbyllen të gjitha fluturimet pas datës 15 tetor. Çfarë do të ndodhë me biletat e rezervuara

Publikuar më 26.08.2021
Linja ajrore italiane Alitalia ka njoftuar se të gjitha flut...

Linja ajrore italiane Alitalia ka njoftuar se të gjitha fluturimet nga 15 tetori do të anulohen për shkak se linja ajrore do të mbyllet zyrtarisht. Pse po mbyllet Alitalia? Italia është përpjekur të gjejë investitorë për të shpëtuar kompaninë ajrore të falimentuar. Situata është përkeqësuar nga pandemia për shkak të së cilës u ndaluan fluturimet […]

Lexo më shumë

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në njësitë e Tiranës, zonat më të lira dhe të shtrenjta

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve në njësitë e Tiranës, zonat më të lira dhe të shtrenjta

Publikuar më 13.08.2021
Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tira...

Nëse do të blesh sot një apartament, në çfarëdo zone të Tiranës, duhet të mendohesh mirë. Çmimet janë shumë më të shtrenjta sesa një dekadë më parë dhe për më tepër, rritja ka vazhduar dhe në tremujorin e parë. Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në […]

Lexo më shumë

DOKUMENTET/ ‘Një orë këngë sa një apartament’, preventivët e blerjeve të Veliajt (dhe televizori i Ndrenikës)

DOKUMENTET/ ‘Një orë këngë sa një apartament’, preventivët e blerjeve të Veliajt (dhe televizori i Ndrenikës)

Publikuar më 30.07.2021
Arben Rrozhani Robert Ndrenika, në një vend tjetër që vlerës...

Arben Rrozhani Robert Ndrenika, në një vend tjetër që vlerëson artistët siç e meritojnë, do të ishte sot një milioner, sepse mbi gjysëm shekulli ia kushtoi kinemasë dhe teatrit, duke krijuar një galeri fantastike personazhesh dhe karakteresh. Por jetoi dhe zhvilloi artin në Shqipëri dhe, pas viteve ’90, ishte një aktor i madh që jetonte […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Po shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, baza kryesore është Durrësi

Ekspertët: Po shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, baza kryesore është Durrësi

Publikuar më 14.07.2021
Në fund të muajit qershor, Policia e Shtetit njoftoi se në n...

Në fund të muajit qershor, Policia e Shtetit njoftoi se në një operacion të zhvilluar në qarkun e Fierit procedoi disa shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, me akuzat për “Mashtrim kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë […]

Lexo më shumë

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, nevojë për 5 mld $ investime, kosto edhe te faturat

Paralajmërohet rritja e çmimit të ujit, nevojë për 5 mld $ investime, kosto edhe te faturat

Publikuar më 13.07.2021
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parame...

Sektori i ujësjellës-kanalizimeve për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë dollarë deri në vitin 2040. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë nënvizon se kjo do të ishte e barabartë me investimin sistematik të […]

Lexo më shumë