×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Klik Ekspo Group, kompanitë turke, interes për ndërtimin dhe industrinë ushqimore

Turqia renditet si partneri i katërt tregtar i Shqipërisë, ku shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tona njohën një rritje prej 50.34 miliardë lekë në 10 muajt e fundit të këtij viti. Referuar të dhënave të INSTAT për periudhën janar-tetor eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 1.7 miliardë lekë, ndërsa importet për periudhën 10-mujore llogariten 4.6 miliardë lekë.

Çdo vit pjesëmarrës në Klik Ekspo Group, bizneset turke dominojnë në stendat e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës me një larmishmëri produktesh dhe shërbimesh. Sipas të dhënave nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Stambollit e cila ka një eksperiencë 130 vjeçare dhe me 430 mijë biznese anëtare, numërohen afro 300 biznese turke që janë prezantuar në tregun shqiptar. Aktiviteti tregtar i këtyre bizneseve ka sjellë 3-fishim ose 1 miliard dollar në vit shkëmbime tregtare, marrëdhënie që forcohen edhe më shumë nga pozita gjeografike e Shqipërisë me Turqinë.

Të pyetur nga zyra e shtypit e Klik Ekspo Group, kompanitë turke janë shprehur se e shohin Panairin Ndërkombëtar të Tiranës si një ‘portë’ hyrëse për tregun shqiptar por jo vetëm. Mehmet Aslan përfaqësues i kompanisë turke “Skela Luani” që është e pozicionuar në Stamboll tha se është hera e parë që vjen në Shqipëri dhe se ka pritshmëri të larta nga Klik Ekspo Group, për të gjetur klientë potencial dhe firmosur marrëveshje bashkëpunimi. “Kompania jonë e ka të zhvilluar shumë tregtinë me Europën, Izraelin, po ashtu edhe me vendet e Ballkanit. Ne kemi marrëdhënie tregtare si me Serbinë, Maqedoninë më shumë, po ashtu edhe me Kosovën. Tani me ardhjen në këtë panair po pretendojmë të krijojmë marrëdhënie tregtare edhe me Shqipërinë. Jam në dijeni të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës për të cilat kompania jonë është më së shumti e interesuar dhe kjo është arsyeja që unë jam këtu për të parë dhe biseduar për partneritete të mundshme në Shqipëri. Duke qenë se ne e disponojmë dokumentacionin e plotë nga shteti ynë për të vepruar si brenda dhe jashtë Turqisë, në të gjithë botën, jemi të hapur të vijmë e të zhvillohemi edhe në Shqipëri,’’ tha z.Mehmet Aslan.

Një tjetër investitor turk pjesëmarrës për herë të parë në edicionin e 26-të të Panairit Klik Ekspo Group është edhe z. Orhan Dulger , i cili përfaqëson një kompani 40-vjeçare që merret me ndërtimin e karrigeve për salla konferencash, hotele, salla kinemaje etj. “Në dëshirën tonë është të hapim një filial të kompanisë tonë këtu, apo edhe fabrikë. Por kjo mbetet për një moment tjetër. Aktualisht duam të lidhim kontrata tregtare me partnerë të mundshëm këtu në Shqipëri. Të shohim e të bëjmë. Duam të kuptojmë interesin që kanë shqiptarët për produktet tona. Kemi lënë disa takime që do ti konkludojmë deri në mbyllje të panairit, të cilët teorikisht janë të interesuar në bashkëpunim. Të shohim se çfarë do të dalë gjatë bisedave,’’ u shpreh z.Orhan Dulger. Kompanitë turke të pranishme në Panair janë jo vetëm të shumta në numër, por edhe në shërbimet që ofrojnë. “Kilikya” e themeluar që në vitin 1957, operon në prodhimin e lëngjeve të frutave Bio. Z.Meli Nas është brezi i tretë që vijon traditën e kësaj kompanie. Për të nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri, pasi produktet e kësaj firme gjenden në tregun shqiptar, por kompania synon ta zgjeroj biznesin e saj në vendin tonë, ndaj ka zgjedhur Klik Ekspo Group për të prezantuar produktet e reja të saj. ‘’Duam të hapim një dyqan. Kemi dhe një produkt të ri që nuk gjendet në Shqipëri dhe po synojmë ta sjellim për herë të parë dhe po e prezantojmë në panair. Produkti i ri është lëng karote e zezë bio. Karota e zezë prodhohet në Adana të Turqisë dhe është shumë e shëndetshme në parandalimin e disa sëmundjeve. Si synim të parë kemi gjetjen e një partneri për të tregtuar e më pas nëse gjërat shkojnë mirë, pse të mos investojmë në një fabrikë prodhimi,’’ shprehet z.Nas.

Yavuz Ozdemir përfaqëson kompaninë 40 vjeçare FEWA (water pump systems) e cila ndodhet në Stamboll të Turqisë. Kjo kompani prezantohet për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit Klik Ekspo Group, dhe operon në prodhimin e pompave të ujit të të gjitha llojeve. Duke e parë Shqipërinë si një treg potencial për të investuar, z.Ozdemir u shpreh se synon të lidh kontrata të mundshme bashkëpunimi për tregtim e më pas nëse gjërat ecin mirë, mund të investojnë këtu për një filial të kompanisë së tyre. Krahas kompanive pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Bizneseve, Tiranën e kanë vizituar këto ditë edhe delegacione zyrtare dhe grupe te organizuara nga komuniteti i biznesit, konkretisht mbi 150 nga Serbia; 80 nga Turqia, 30 nga Hungaria, mbi 100 nga Republika e Kinës, si dhe nga dhe Italia me mbi 100 kompani ekspozuese.

*Shkrim Promocional

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Tirana Bank, më pranë risive teknologjike

Publikuar më 17.09.2020
Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së i...

Zhvillimet me ritme të shpejta në fushën e teknologjisë së informacionit kanë sjellë sfida të reja për sistemin bankar. Strategjia konkrete e Tirana Bank, për të qenë në sinergji të plotë me zhvillimet teknologjike,  konsistoi ndër të tjera dhe në ndërtimin e një website të ri që do të përmirësojë eksperiencën konsumatore, duke lehtësuar përdorimin […]

Lexo më shumë

One Telecommunications paraqitet zyrtarisht

One Telecommunications paraqitet zyrtarisht

Publikuar më 11.09.2020
Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kës...

Telekom Albania tashmë është ONE Telecommunications, dhe kështu nis një epokë e re për operatorin e parë të telefonisë celulare në vendin tonë. Ky ndryshim i rëndësishëm u bë dje i ditur nga aksionerët e kompanisë, dhe përparësitë janë menjëherë të dukshme. Elvin Guri, aksioneri më i madh i ONE Telecommunications, u shpreh se tani […]

Lexo më shumë

Fëmijët i kthehen mësimit, ja ku mund të bëhen gati për shkollë fare lehtë…

Fëmijët i kthehen mësimit, ja ku mund të bëhen gati për shkollë fare lehtë…

Publikuar më 11.09.2020
Erdhi koha e librave dhe shkollës! Sivjet pak më ndryshe, nd...

Erdhi koha e librave dhe shkollës! Sivjet pak më ndryshe, ndaj duhet patjetër diçka që t’a zbukurojë shkollën dhe ditët. E çfarë mund t’a zbukurojë më shumë se ngjyrat, cilësia dhe çmimet e Jumbo? Pra, mjafton një vizitë në dyqanet e JUMBO dhe merrni çantën, portofolët e bojëra gjithfarëlloj fletoret, stilolapsat, mbështjellëset e shumë të […]

Lexo më shumë

“Back to school”, prindërit dhe fëmijët gjejnë gjithçka iu duhet në TEG!

“Back to school”, prindërit dhe fëmijët gjejnë gjithçka iu duhet në TEG!

Publikuar më 09.09.2020
Cili është destinacioni i sigurt për blerje në Tiranë në kët...

Cili është destinacioni i sigurt për blerje në Tiranë në këtë sezon të ri shkollor? Shkolla hap sërish dyert për fëmijët, por në një normalitet të ri. Distanca, maskat dhe dezinfektantët, tashmë janë pjesë e pandarë e jetës tonë. Shumë gjëra s’janë më si më parë. Ndihet një lloj pasigurie, por dëshira për dije është […]

Lexo më shumë

Telekom bëhet One

Telekom bëhet One

Publikuar më 04.09.2020
Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. ...

Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunications. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 10 Shtator, dita kur ONE do të jetë zyrtarisht emri ynë. Ky mund të mos ketë qenë viti më i mirë në jetën tonë, e megjithatë, falë tij po bëhemi më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm se çfarë ka rëndësi […]

Lexo më shumë

Studimi i Universitetit të Tiranës: 66% të anketuarve mendojnë se Grupi Balfin është biznesi që bën më shumë bamirësi në Shqipëri

Studimi i Universitetit të Tiranës: 66% të anketuarve mendojnë se Grupi Balfin është biznesi që bën më shumë bamirësi në Shqipëri

Publikuar më 17.08.2020
Dhurimi apo donacioni, një veprim spontan që buron nga perso...

Dhurimi apo donacioni, një veprim spontan që buron nga personaliteti apo në varësi të situatave të ndryshme, është pjesë e kulturës së një vendi dhe pjesë individuale e gjithkujt. Dhurimi është një akt i bukur dhe domethënës, i cili shpesh mund të jetë në dëshirën e dikujt, por më pak e gjen aplikimin konkretisht, duke […]

Lexo më shumë

Green Coast lidh kontratën me gjigandin amerikan Interval International

Green Coast lidh kontratën me gjigandin amerikan Interval International

Publikuar më 13.08.2020
Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet ...

Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka prezantuar dhe po zhvillon një nga projektet më ambicioze në sektorin e turizmit në vend. Kjo kompani vazhdon të suprizojë, jo vetëm për projektin me arkitekturë të veçantë që […]

Lexo më shumë

Green Coast lidh kontratën me gjigandin amerikan Interval International

Green Coast lidh kontratën me gjigandin amerikan Interval International

Publikuar më 13.08.2020
Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet ...

Kompania Green Coast, pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet investuese më të rëndësishme jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka prezantuar dhe po zhvillon një nga projektet më ambicioze në sektorin e turizmit në vend. Kjo kompani vazhdon të suprizojë, jo vetëm për projektin me arkitekturë të veçantë që […]

Lexo më shumë