Klevis Balliu: Europa i thotë “JO” Shqipërisë për shkak Ramës

Pas bërjes publike të vendimit të parlamentit holandez, i cili vendosi t’i thotë “JO” hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe “PO” për Maqedoninë e Veriut, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Balliu shkruan se Europa i ka thënë “JO” Shqipërisë për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin.

“Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat”, shkruan ndër të tjera Klevis Balliu.

Reagimi i plotë i Klevis Balliut në “Facebook”:

EUROPA ‘PO’ MAQEDONISË, ‘JO’ SHQIPËRISË PËR SHKAK TË RAMËS

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat.

Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.

Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare.

Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë.

Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet