Klement Zguri ikën nga salla e KQZ: Të ndërpritet procesi i përgatitjeve të 30 qershorit

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ju ka kërkuar 4 anëtarëve të ndërpresin procedurat për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Por pas një debati dhe mos-dakordsie Zguri u largua sërish nga mbledhja.

“Pse vërtet mendoni se në Fletore zyrtareve vendosen akte të pavlefshme. Si mundet një institucion të gjykojë sipas intersave të veta apo mendimit të tij të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me kompetencën apo të drejtën e presidentit për të nxjerrë dekret. Nuk mendoj se jam Gykatë Kushtetuese apo Administrative të shoh ligjshmërinë.

E treta: bëhet fjalë për një dekret që është i vendosur në Fletore Zyrtare dhe ka marrë fuqi ligjore. Kush jam unë që duhet të përplasem me dy vendimmarrje. KQZ duhet të ndërprerës procedurat e veta për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi dekreti ka marrë fuqi dhe është vendosur në Fletoren zyrtare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet