Klejdi, nuk duhej të ishte kurban i festimeve absurde në Kurbin

Nga Gjergj Marku

Klejdi Gjeta, 16-vjeçari që ndërroi jetë natën e ndërrimit të viteve në Kurbin, pikërisht prej marrëzisë që manifestohet nga disa persona në Kurbin duke “përuruar” Festen e madhe të ndërrimit të Moteve mes kallashnikovëve, nuk e meritonte këtë fund. Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushëlloj babain e tij Ndrecën, një person aq i dashur dhe punëtor (kushëri imi), që me jetë të ndershme në kufijtë ekstremë të mbijetesës, ia kishte dalë të përballonte edhe fatkeqësitë dhe jo pak probleme që e kanë ndjekur familjen e madhe të tij prej vitesh.  Klejdi ishte gëzimi i familjes, i shuar padrejtësisht mbi çatinë e shpisë kur të gjithë e prisnin në sofrën e Festes, ndërsa e gjetën lart në tarrace në “Sofrën e vdekjes” të goditur nga ndonjë plumb qorr, sipas gjasave, që derdheshin pa adrese gjithandej Kurbinit. Kur dreqin do zemë mend si shqiptarë, për të mos iu drejtuar armeve edhe për festa!

 

 

Të tjera

Abissnet