“Kjo qeveri iu jep llogari narko-trafikantëve”, të rinjtë e PD e LSI protestë para Kryeministrisë

Të rinjtë e PD dhe të LSI kanë zhvilluar sot një protestë përpara Kryeministrisë. Ata kanë ironizuar “turin e llogaridhënies” që bën kryeministri, duke thënë se në fakt kemi të bëjmë me “llogari –dhënie publike të narko-shtetit”. Të rinjtë zhvilluan një dialog të improvizuar mes kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe trafikantëve të drogës, të përfolur si të dyshuar e të lidhur me qeverisjen.

Në dialogun e improvizuar përfshihet emri i Moisi Habilajt. Ai i thotë Ramës se duhet të ketë kujdes se përpos se kanë miqësi me Tahirin, kanë edhe me të, e se “së shpejti do t’ia përmendin emrin”. Ndërsa, në dialog Rama thotë se Saimir Tahiri ka qenë ministri më i mirë e se më tepër se në rend e siguri, ai ka bërë në bujqësi, duke pasur parasysh faktin se në kohën e ish-ministrit, vendi u mbush me kanabis sativa. Ndërsa në bisedë përfshihet edhe Fatmir Xhafaj e Agron Xhafaj, teksa Rama shprehet se “e kanë gjithmonë mbrojtjen e tij”. Më tej përmenden ministrat Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, që të gjithë për pikat e tyre më skandaloze të përfolura në qeverisje të tilla si skandali i daljes të tezës së maturës, koncesionet e shtuara shumë së fundmi dhe problemet me energjinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet