×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Kjo është zgjidhja për të shpëtuar doktorët e pacientët nga Covid-19”, mjeku i njohur flet për mundësitë e reja

Mjeku Erion Dasho ka bërë një propozim që sipas tij ul ekspozimin e personelit mjekësor ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus.

Ai thotë se duhet ngritur një reanimacion virtual që krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar të menaxhohen nga mjekë të specializuat brenda dhe jashtë vendit pa patur nevojë të kenë kontakt me ta.

Dasho shprehet se komandat e aparaturave jepen në distancë, ndërsa shton se një sistem i tillë mund të implementohet brenda pakë ditëve me një kosto të përballueshme.

“Një reanimacion virtual për pacientët e prekur nga covid-19

Muaji qershor u mbyll me gati 30 vdekje, pothuajse aq sa tre muajt e parë të epidemisë. Me rritjen e rasteve midis personave të moshuar dhe atyre të prekur nga sëmundje kronike, më tepër raste pritet të kenë nevojë për hospitalizim dhe kujdes intensiv. Sot ekziston një zgjidhje inteligjente që përmirëson ndjeshëm cilësinë e kujdesit intensiv:

REANIMACIONI VIRTUAL!

Reanimacioni virtual mundëson lidhjen e gjithë shtetërve reanimatorë në një panel të vetëm ku ekipet reanimatorë të QSUT “Nënë Tereza”, “Shefqet Ndroqi” dhe të çdo spitali rajonal mund të punojnë si një ekip i vetëm duke ndarë njohuri, aftësi dhe pervoja.

Reanimacioni virtual krijon mundësinë që pacientët e hospitalizuar (përfshi edhe pacientët e intubuar) të menaxhohen përgjatë 24 orëve nga mjekë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, pa patur nevojë të kenë kontakt fizik me pacientin. Përfitimi është dyfish. Koha e kontaktit mjek-pacient rritet, kurse ekspozimi i mjekut ulet deri në eliminim.

Komandat e aparaturave të ndryshme jepen në distancë dhe parametrat jetësorë të pacientëve po ashtu monitorohen në distancë. Në çdo moment mund të kërkohet mbështetje nga mjekë reanimatorë të spitaleve të tjera, madje edhe nga mjekë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Këta të fundit kuptohet se kanë qasje në protokolle, teknika trajtimi dhe përvoja më të avancuara në raport me Shqipërinë.

Një sistem i tillë mund të implementohet brenda pak ditëve dhe kosto e tij është e përballueshme. Para shtatë vitesh, kur ende isha në drejtim të Qendrës Kombëtare të Telemjeksisë, ngritjen e një sistemi të tillë e kemi patur në planet zhvillimore të institucionit.

Uroj që kolegët e QSUT “Nënë Tereza” ta marrin në konsideratë një propozim të tillë që ka potencialin të shpëtojë dhjetëra jetë pacientësh të prekur nga komplikacionet e covid-19 dhe, në të njëjtën kohë, të mbrojë jetën dhe shëndetin e personelit mjeksor!”, shkruan Dasho.

Deklarata e tij vjen dy ditë pas ndarjes nga jeta të mjekut të Hematologjisë Arjan Pushi pasi kishte rënë në kontakt me koronavirusin.

Pushi qëndroi i intubuar në spitalin Infektiv, por nuk arriti të fitonte betejën me këtë sëmundje, duke mbyllur sytë në moshën 58-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kush jeni ju more palaço ordinerë që thoni virusi s’ekziston?” Mjekja: Shohim përditë skanera të mushkërisë copë-copë

“Kush jeni ju more palaço ordinerë që thoni virusi s’ekziston?” Mjekja: Shohim përditë skanera të mushkërisë copë-copë

Publikuar më 06.08.2020
Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, mjekja kir...

Përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook”, mjekja kirurge Lida Shosha, thotë se në punën e tyre po shohin çdo ditë imazhe problematike të skanerave “të mushkërisë copë-copë, sugjerues shumë të fortë për infeksionin nga Covid-19″. Ajo bën thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen sepse vendi ynë thotë mjekja, sot “është në këtë situatë për shumë […]

Lexo më shumë

Foto-lajm/ Qytetarët kërkojnë informacion për të afërmit e shtruar në Infektiv, Pipero del me listë

Foto-lajm/ Qytetarët kërkojnë informacion për të afërmit e shtruar në Infektiv, Pipero del me listë

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet Covid janë mbushur nga pacientë. Shumë prej tyre po...

Spitalet Covid janë mbushur nga pacientë. Shumë prej tyre po marrin shërbimin mjekësor brenda dyerëve të spitalit dhe familjarët janë ata që presin me ankth jashtë tij. Situata paraqitet e tillë thuajse çdo ditë. Familjarët janë fotografuar shpesh me qesë në duar, për t’u çuar ushqim të afërmeve. Po ashtu ata presin jashtë zonës së […]

Lexo më shumë

Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë, përfitojnë edhe shqiptarët

Greqia shtyn lejen e qëndrimit për punëtorët sezonalë, përfitojnë edhe shqiptarët

Publikuar më 06.08.2020
Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren m...

Ministria e Zhvillimit Bujqësor në Greqi publikon qarkoren me shtyrjen e lejeve të qëndrimit për punë sezonale në Greqi. Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra punëtorë nga Shqipëria që e zgjedhin vendin fqinj për punë sezonale. Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin […]

Lexo më shumë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Greqia zgjeron masat, vendos orare për kufijtë tokësorë me Shqipërinë

Publikuar më 06.08.2020
Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke...

Greqia ka vendosur të zgjerojë masat lidhur me COVID-19 duke bërë mbylljen e kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit, me të gjitha doganat tokësore të vendit. Nga ky vendim, përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është e vetmja pikë hyrëse për vendet e BE dhe atyre […]

Lexo më shumë

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Durrës/ Banorët protestë para bashkisë, pasiguri për dëmshpërblimet

Publikuar më 06.08.2020
Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashk...

Përfaqësues të disa pallateve kanë protestuar sot para bashkisë. Ata shprehen se ka kaos në përcaktimin e kategorive të dëmit të banesave nga tërmeti në Durrës. Banorët shprehen se për disa pallate nuk janë të sigurt nëse janë të banueshëm, pasi nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, disa të tjerë shprehen se u është ndërprerë […]

Lexo më shumë

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Covidi ‘pushton’ spitalin e Beratit, 8 punonjës të infektuar

Publikuar më 06.08.2020
Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në pë...

Spitalet janë kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni në përhapjen e virusit të ri, Covid-19. Situatë e tillë paraqitet pothuajse në të gjithë spitalet publike. Paraditen e kësaj të enjte nga Spitali Rajonal i Beratit raportohen për 8 raste infektimi. Mësohet se 5 infermierë dhe 3 punonjës spitali kanë rezultuar pozitivë pas kryerjes së tamponit. […]

Lexo më shumë

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Berat/ Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobitet pronari i një restoranti

Publikuar më 06.08.2020
Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pron...

Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, […]

Lexo më shumë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Rëndohet situata/ 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë

Publikuar më 06.08.2020
Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësua...

Situata e Covid-19 në vend prej disa javësh është përkeqësuar, pasi janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 13 të infektuar me Covid-19 në burgun e Zaharisë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të burgosurve. Kujtojmë se në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin edhe persona […]

Lexo më shumë