Kishte lidhje me ISIS, Italia përzë shqiptarin

Ministri i Brendshëm i Italisë Marko Minniti ka firmosur urdhrin e dëbimit për një qytetar shqiptar, për motive të Sigurisë së Shtetit. Me këtë dëbim, i 44-ti më 2018, numri i përgjithshëm nga 1 janari 2015 shkon në 281. Shqiptari 42 vjeç ishte rezident në provincën e Grossetos.

Ai ishte dënuar në shkurt 2016 me 2 vjet e 8 muaj burg për pjesëmarrjes në organizatë me objektiv terrorizmin ndërkombëtar, për promovimin dhe mundësimin, bashkë me motrën, nisjen drejt Sirisë e Irakut të italianes Maria Giulia Sergio dhe burrit të saj, me të cilët ndante ideologjinë xhihadiste të Shtetit Islamik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet