Kishin mbetur në Shqipëri, 80 shtetas italianë kthehen në shtëpitë e tyre

Të paktën 80 shtetas italianë do të kthehen sot në Itali, pasi pas mbylljes së kufijve kishin mbetur në Shqipëri.

Mësohet se italianët do të udhëtojnë me tragetin e linjës Durrës-Bari.

Ata janë tashmë në target dhe priten të nisen drej Barit, ku do të udhëtojnë gjatë gjithë natës për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Raportohet se italianët janë shprehur të lumtur se po ju jepet mundësia të kthehen në vendin e tyre.

Kujtojmë se pas mbylljes së kufijve, për shkak të masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit, shumë shtetas të huaj mbetën në Shqipëri, ashtu si shumë bashkëkombas shqiptarë mbetën jashtë vendit të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet