Kinematografia në zi, ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani

Ka ndërruar sot jetë regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhucani. Mësohet se gjendja shëndetësore e 56-vjeçarit ishte përkeqësuar kohët e fundit, dhe ai ndodhej i shtruar në një spital në Romë.

Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në degën “Arte Dramatike”.

Që nga viti 1986 deri në vitin 1990 ai punoi si asistent-regjisor në shumë filma, ndërsa në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.

Xhuvani do të mbahet mend më së shumti për filmat  “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”, që rezultuan produksione të sukseshme.

Nuk duhet harruar që Xhuvani qe i pari që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

“Engjejt jane larg” ishte filmi i fundit që u shfaq në kinematë shqiptare dy vite me parë.  Xhuvani evokoi luftën e Kosovës përmes historisë së 12 fëmijëve të një jetimoreje në Gjakovë.

Vlen për t’u theksuar se këtë vit pritej edhe premiera e filmit të tij të ri “Liqeni im”. Gjergji ishte i martuar me Luiza Xhuvanin, aktore e njohur në kinematografinë shqiptare.

Filmografia e Gjergj Xhuvanit

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardh e zi – (1991).

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje – (2008); I dashur armik – (2004); Parullat -(2001); Funeral Business – (1999); Dashuria e fundit – (1995); Një ditë nga një jetë – (1994); E diela e fundit – (1993); Bardhë e zi – (1991).

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV); Hije që mbeten pas – (1985)

Producent

Funeral Business – (1999); Një ditë nga një jetë – (1994).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet