Kina po përballet me një shpërthim të dytë të Covid-19? 14% e pacientëve të shëruar rezultojnë pozitivë

Në një studim të fundit të realizuar në Wuhan ka rezultuar se 14 përqind e pacientëve me koronavirus të rikuperuar në Kinë pasi janë testuar përsëri, kanë rezultuar pozitivë.

Hulumtimet treguan se rreth 3 deri në 14 përqind të pacientëve të mëparshëm u diagnostikuan me virus edhe një herë.

Lajmi erdhi në kohën kur ekspertët kishin frikë se Kina po përballet me një shpërthim të dytë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të importuara si dhe ‘transportuesve të heshtur’ që nuk tregojnë simptoma. Miliona banorë të Hubei, ish-qendra e pandemisë, tani mund të largohen nga krahina pasi zyrtarët bllokuan këtë qytet për dy muaj.

Mjekët në një spital në Wuhan zbuluan në një studim se pesë nga 147 pacientët e shëruar rezultuan përsëri pozitivië , tha Wang Wei, drejtori i Spitalit Tongji të qytetit në televizionin  shtetëror CCTV.

Ndërkohë, 14 përqind e atyre që u shëruan u diagnostikuan me patogjen më vonë tha Song Tie, zëvendësdrejtor i Qendrës provinciale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në studimin e bërë nga mjekët Wuhan, pacientët e rikuperuar nuk treguan simptoma pasi rezultuan sërish pozitivë. Por studiuesit gjithashtu zbuluan që njerëzit në kontakt të ngushtë me pacientë të tillë të rikuperuar nuk ishin të infektuar prej tyre.

Ekspertët mjekësorë kanë ngritur pyetje nëse testet e acidit nukleik janë të besueshëm në zbulimin e gjurmëve të virusit në disa prej pacientëve të rikuperuar.

Ndërkohë mjekët thanë se është e rëndësishme të vëzhgohen nga afër pacientët e rikuperuar dhe të vendosen në karantinë për dy javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet