Kim Yong-Un fton për një takim historik presidentin e Koresë së Jugut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Yong-Un, ka ftuar Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in, të takohen në samitin që do të mbahet në Veri, bëri me dije një zëdhënës i Moon të shtunën në mëngjes.

Ftesa u përforcua pas një dreke që motra e Kim Yon Un-it zhvilloi me Moon në Pallatin Presidencial në Seul. Motra e diktatorit të Koresë së Veriut ndodhet në Korenë e Jugut, ku po ndjek nga afër zhvillimet në Olimpiadën Dimërore Pyeongchang, si e dërguara e posaçme e vëllait të saj.

Zëdhënësi i Moon bëri me dije se ky i fundit nuk iu përgjigj menjëherë pozitivisht ftesës për takim, duke shtuar se dy vendet duhet të punojnë më tej në krijimin e një atmosfere politike që do ta bënte një takim të tillë më lehtë të realizueshëm.

Moon i komunikoi gjithashtu motrës së Kim-it se Koreja e Veriut duhet të hapë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, reagoi edhe sekretarja për mediat e zëvendëspresidentit Mike Pence, e cila bëri me dije se: “Zëvendëskryetari është mirënjohës që presidenti Moon ripohoi angazhimin e tij të fuqishëm ndaj fushatës globale të presionit dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme për sanksione”.

Të tjera

Abissnet