KiE “braktis” 30 qershorin, Basha: E përshëndes vendimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë mbrëmjen e sotme në një tjetër deklaratë për shtyp. Nga selia blu, Basha ka përshëndetur vendimin e KiE, e cila njoftoi se nuk do të dërgoj vëzhgues në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ashtu siç përmendi edhe kreu i PD, KiE, tha se kishte vendosur të tërhiqej nga monitorimi për shkak të mos pjesëmarrjes së opozitës dhe mungesës së konkurrencës në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diel.

“Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit. Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet falco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal. Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ ODHIR –in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta të OSBE-së dhe mes Këshillit të Europës. Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij. Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit. Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit.

Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.

Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin”, tha Basha gjatë deklaratës së tij nga selia blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet