Këtu bëjnë biznes vetëm qeveritarët e korruptuar dhe klientët e saj

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima, deklaron se raportet e fundit të DASH dhe PE treguan që në Shqipëri, qeveria me klientët po falimenton biznesin e ndershëm, duke dorëzuar shërbimet shtetërore në duar të PPP-ve.

“Biznesit të ndershëm i është vënë këmba në fyt nga qeveria”, thuhet në reagimin e “Zgjidhja”, që e ilustron komentin me një karikaturë nga Bujar Kapexhiu.

Deklarata e plotë

Raportet e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Parlamenti Europian treguan atë që po ndodh në Shqipëri prej vitesh: Qeveria me klientët e saj po falimenton biznesin e ndershëm, duke e lënë atë jashtë garave që janë me fitues të paracaktuar, duke i dorëzuar shërbimet shtetërore në duart e PPP-ve, duke firmosur kontrata me kosto shumë herë më të larta.
Biznesi i ndershëm në Shqipëri nuk arrin të fitojë asnjë garë, nëse nuk u jep pjesën sekserëve të qeverisë. Ndaj jemi vendi më i korruptuar në Europë, që eliminon nga garat kompanitë e njohura dhe tenderat i fitojnë klientët e qeverisë. Biznesit të ndershëm i është vënë këmba në fyt nga qeveria, e cila ka aleatë PPP-të zhvatëse dhe korrupsion që e ngriti në sistem, kështu siç e sjell për publikun mjeshtri Bujar Kapexhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet