Këto janë të mira e dietës me karbohidrate

Sipas një studimi të fundit, regjimi ushqimor i pasur me karbohidrate dhe i varfër në proteina ndihmon në një plakje më të mirë. Një ndikim më të veçantë kjo dietë e ka te trupi, pasi favorizon plakjen e shëndetshme të tij.

Kërkimi është i pari i kësaj natyre që tregon se regjimet ushqimore me nivel të ulët proteine dhe të pasura me karbohidrate ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë, duke identifikuar kështu faktorët që ndikojnë apo frenojnë disa sëmundje, shkruan Klan Plus.

Për disa të tilla neurodegjenerative si demenca, që vjen me kalimin e moshës, nuk ka kura farmakologjike efikase dhe për kërkuesit, sekrete të tilla të regjimit ushqimor janë shumë të rëndësishme. Studimi është publikuar në revistën shkencore Cell Reports dhe është kryer nga universiteti i Sydney-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet