Këto janë këpucët më të shtrenjta në histori, kushtojnë plot 17 milionë dollarë

Bie legjenda e këpucëve të kristalta të Hirushes. Tanimë këpucët më të pëlqyera janë prej ari dhe me diamante, ato kushtojnë 17 milionë dollarë. Ato janë mjaft elegante, me takë të hollë e të lartë dhe çdo femër mund të bie në dashuri me ta që me shikim të parë.

Këto këpucë kanë thyer çdo rekord dhe prezantimi i tyre u bë në një hotel me 7 yje, në Dubai.

Në pritje morën pjesë 50 të ftuar, të cilët ishin zgjedhur nga llogaria bankare. Vetëm ata që mund t’i përballonin këpucët morën pjesë në eventin ekskluziv.

“Ne donim të krijonim diçka unike”, tha Maria Majari, bashkë-themeluesja e Jada Dubai, marka që krijon këpucë të çmuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet