Këto janë 3 shenjat më të liga të horoskopit

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Jola Alimemaj

Të gjithë ata që besojnë në astrologji e dinë shumë mirë se sa interesante janë sondazhet e kryera. Karakteristikat e të gjithë shenjave rezultojnë në shumicën e rasteve të jenë të vërteta. Por bazuar në këto karakteristika një sondazh i ri ka nxjerrë në pah 3 shenja të cilat konsiderohen si më të këqijat. Zbulojini se për cilat bëhet fjalë:

Ujori – Kjo shenjë ka tendencën të jetë më ironikja. Ujorët janë mjeshtra për të vënë të tjerët në lojë. Ky tipar në fakt i bën personat e kësaj shenje të këqinj, pasi shumë persona mund të bien viktima të argëtimit të tyre. Bëni kujdes nga Ujori.

Dashi – Në fakt dashakeqësia e një Dashi është e pabesueshme. Egoja e madhe që kanë këta njerëz ndonjëherë i bën të tregohen të këqinj sidomos me njerëzit për të cilët interesohen. Nëse një dash ju ka përzemër dhe ju e mërzisni, prisni një furtunë përpara.

Demi – Në fakt edhe ligësia e Demit është e njejtë me atë të dashit. Ata gjithmonë kanë predispozitat t’i bëjnë të ndihen keq njerëzit që duan më shumë. Arsyeja? Pasiguritë e mëdha që kanë.

/J.A/