Këto janë 3 produktet më të mira kundër stresit

Stresi afat-gjatë ka një ndikim mjaft negativ në shëndetin mendor por edhe fizik.

Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”.

Ky mekanizëm ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme.

Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet.

Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik”është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Kësisoj, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve.

Stresi mund të shkaktojë probleme të mëdha me gjumin, ndërkohë që ky i fundit është thelbësor për luftimin e stresit.

Ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e këtyre vitaminave dhe mineraleve të ndryshme që njeriu mund dhe duhet t’i marrë nëpërmjet ushqimeve ose suplementëve.

Melatonina

Gjumi është shumë i rëndësishëm për të luftuar stresin.

Ky hormon ndihmon në rregullimin e ritmeve të trupit dhe nxit ardhjen e gjumit dhe zgjatjen e tij.

Nëse ndiheni të stresuar mund të merrni suplementë melatonine e cila do ju ndihmojë të flini mirë e të ndiheni më mirë.

Melatonina duhet marrë në mbrëmje përpara se të shtriheni për të fjetur.

Vitaminat e Kompleksit B

Këto tetë vitamina luajnë një rol shumë të rëndësishëm në metabolizëm.

Ato e transformojnë ushqimin në energji dhe janë jetësore për zemrën dhe trurin.

Këto vitamina gjenden tek drithërat, mishrat, bishtajoret, vezët, produktet e bulmetit dhe barishtet.

Këto vitamina përmirësojnë humorin dhe largojnë stresin duke mirëmbajtur nivele të shëndetshme të amino acideve që janë përgjegjës për mbrojtjen kundër stresit.

Këto vitamina është mirë të merren në mëngjes sepse nxisin energjinë dhe gjallërinë.

Magnezi

Ky mineral është i rëndësishëm për muskujt dhe trurin.

Ai nxit qetësimin ndaj rekomandohet për njerëzit që janë të stresuar, në ankth, apo në depresion.

Magnezi duhet marrë në mbrëmje.

Dozat e pranueshme të magnezit citrat janë nga 300-600 mg.

Ai nxit diarenë ndaj duhet të konsultoheni me mjekun për dozën e saktë./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet