Këto janë 12 njerëzit më të pazakontë në botë (Foto)

E kishit menduar qenien njerëzore si një krijesë unike, por me fotot e mëposhtme do të kuptoni se ekzistojnë edhe njerëz të “veçantë”.

Në listën e paraqitur do të shihni njerëz; të mbuluar në qime, me gjysmë-kokë, të gjatë dhe të shkurtën apo me gjoks super të madh.

Njeriu më gjysmë-kokë

Carlos Rodriquez humbi pjesën më të madhe të kafkës së tij pas një aksidenti me makinën që po e drejtonte nën efektin e pijeve alkoolike. Kur u arrestua për shfrytëzim prostitucioni, fotoja e publikuar nga autoritetet amerikane u përhap me shpejtësi në internet.

Vigani dhe shkurtabiqi

Njeriu më i gjatë në botë, Sultan dhe më i shkurtri, Chandra u takuan në vitin 2014 në Turqi. Turku Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 44 centimetër, ndërsa Chandra, që fatkeqësisht ndërroi jetë në muajin shtator, ishte vetëm 60 centimetra.

Wang Fang

Gruaja kineze ka lindur me një çrregullim të rrallë; këmbët e saj janë të orientuara nga ana e kundërt; thembrat nga duhej të ishin gishtat dhe gishtat nga thembra. Megjithatë, Wang ka refuzuar që të regjistrohet në listën e personave me aftësi të kufizuara dhe punon si kamariere në një restorant të zëshëm në qytetin Chongqing.

Michelle Koebke

Ëndërronte të kishte belin me të hollë në botë. Vendosi korsetë dhe nga 63.5 centimetër bel, kaloi në 53 centimetër, ndërsa me korsenë vënë, beli i saj ngushtohet në 40 centimetër. Imagjinoni dot se ç’ndodh me organet e saj?

Zonjusha-Vampir

Maria Jose Cristerna nga Meksika, ka shndërruar veten në një “personazh” djallëzor. Ka vendosur dy copa metali nën lëkurën e kafkës së kokës për të krijuar përshtypjen e brirëve, ka bërë qindra tatuazhe në fytyrë dhe trup. Ky është pasioni i saj, sa i përket profesionit ajo është një avokate e devotshme kundër dhunës në familje.

Njeriu majmun

96 përqind të trupit të mbuluar nga qimet, kinezi Yu Zhenhuan është zyrtarisht njeriu më leshator në botë. Thotë se nuk ka brisk që e merr përsipër dhe po shpreson që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shpëtuar nga qimet e shumta.

Muhibija Buljubasic

Këtij njeriu nuk i humbasin kurrë çelsat. Boshnjaku ka një forcë magnetike të lindur. Në trupin e tij mund të qëndrojnë pa problem sendet metalike, por edhe disa pajisje plastike.

Jason Barnum ka bërë tatuazh duke mbushur me bojë syrin e tij të djathtë. Megjithatë, kjo nuk është gjëja më e frikshme e tij. Aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 22 vitesh burg pas një grabitje të armatosur, ku qëlloi edhe një oficer policie.

Valery Smagliy-t natyra i ka falur qerpikë që do t’i kishte zili edhe femra më e bukur në botë. Gjatësia e tyre shkon deri në 7 centimetra.

Kim Goodman ka një talent krejt origjinal; zgurdullimin e syve. I gjithë ky “talent” i lindi pasi u godit në kokë nga një shkop hokeji.

Annie Hawkins-Turner ka një gjoks 48V dhe të gjithin të falur nga natyra; asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të përmasave, Annie thotë se shpesh është objekt ngacmimesh në rrugë nga të panjohurit.

Ms Myra

Është shndërruar në hitin e internetit. E ka të vështirë të gjejë recipetat për përmasën e saj. Shtetasja gjermane ka gjoksin më të madh artificial në botë; 32Z. Njëri gjoks i saj peshon 9 kilogramë dhe në brendësi ka 9 litra salinë, por ajo nuk është e kënaqur dhe kërkon t’i zmadhojë edhe më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet