×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Këto janë 10 ushqimet që ju shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here.

Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proçes ka limitet e tij.

Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.

Ndonëse do dëshironit të konsumonit menjëherë çfarë ju del para në frigorifer, mos e bëni me çdo ushqim.

Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë.

Në këtë artikull ju listojmë disa nga këto ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale.

Më poshtë i gjeni të listuara dhe të shpjeguara njëra pas tjetrës.

Kosi

Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt.

Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë.

Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.

Supa

Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore.

Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore.

Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishtë zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetëshme.

Kini kujdes të mos i shtoni përbërës të tjerë si djathi apo shumë makarona në mënyrë që kaloritë të mos rriten.

Frutat e pyllit

Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë.

Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet.

Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj.

Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.

Vezët

Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji.

Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh.

Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.

Peshku

Peshku është ushqimi perfekt për të mbajtur peshën e duhur, pasi është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori.

Proteinat s’kanë aftësi t’a mbajnë trupin të ngopur më gjatë duke mbajtur nën kontroll urinë pa shkak.

Gjiza

Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina.

Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj.

Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet

Patatet mund të jenë shumë të shëndetshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur.

Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë.

Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak krripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë

Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit.

Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori.

Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret

E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre.

Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme.

Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë.

Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse.

Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni

Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive.

Sasitë e yndyrnave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar.

Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe.

Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar./AgroWeb.org

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Publikuar më 01.07.2020
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesi...

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare […]

Lexo më shumë

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Publikuar më 30.06.2020
Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në k...

Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në krevatin e vdekjes për t’u injektuar me përzierjen fatale të ekzekutimit, në burgun e Texas. 38-vjeçarja ishte e dënuar me vdekje prej 14 vitesh, pas vrasjes brutale të dy fqinjëve të saj me një kazmë, teksa ishte e intoksikuar me droga dhe alkool. Vrasjet morën […]

Lexo më shumë

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Publikuar më 29.06.2020
Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë...

Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë dhe këtë verë. Mund t’i gjeni në versione të mrekullueshme, elegante bazuar në kontrastin, dmth  e mbyllur plotësisht në pjesën e përparme dhe me një hapje të madhe në pjesën e pasme. Në të tjera, kurrizi zbukurohet me lidhëse, harqe, shirita të hollë dhe detaje […]

Lexo më shumë

“Nga torturat humba fëmijën”, gruaja rrëfen dhunën e burrit polic: Më vuri pistoletën në kokë, e gjeta me dike tjetër

“Nga torturat humba fëmijën”, gruaja rrëfen dhunën e burrit polic: Më vuri pistoletën në kokë, e gjeta me dike tjetër

Publikuar më 24.06.2020
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në “News24&...

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në “News24” është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen. Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e […]

Lexo më shumë

Një në tri femra vuajnë nga vetmia

Një në tri femra vuajnë nga vetmia

Publikuar më 23.06.2020
Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre ...

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezulton se një në tre femra vuajnë nga vetmia. Ky studim është kryer nga disa studiues në Universitetin e Essex, në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët shprehen se femrat po përjetojnë më shumë probleme me shëndetin mendor, se sa meshkujt gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre shkak është bërë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhja e tyre apo e shefave?”, Flutura Açka e revoltuar me moderatoret e zhveshura të sportit

“Zgjedhja e tyre apo e shefave?”, Flutura Açka e revoltuar me moderatoret e zhveshura të sportit

Publikuar më 22.06.2020
Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme ...

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme mbi veshjet e vajzave në ekran, duke marrë si shembull moderatoret e sportit shqiptar. Përmes një postim në “Facebook”, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhveshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet […]

Lexo më shumë

Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

Fustani më i ri i veshur nga Kate Middleton kushton vetëm 69 dollarë

Publikuar më 22.06.2020
Kate Middleton kohët e fundit është e zënë me paraqitjet e s...

Kate Middleton kohët e fundit është e zënë me paraqitjet e saj të planifikuara në Zoom dhe ajo ka përsosur kombinimet e veshjeve që përdor në thirrje me video. Dukesha e Kembrixhit foli në një mesazh të regjistruar për rëndësinë e mirëqenies mendore tek fëmijët gjatë një asambleje të organizuar nga Akademia Kombëtare Oak. Për […]

Lexo më shumë

Njihuni me gruan që i ka flokët më të gjata sesa trupin

Njihuni me gruan që i ka flokët më të gjata sesa trupin

Publikuar më 20.06.2020
Kur Malgorzata Kulczyk dëshiron të relaksohet, ajo i zgjidh ...

Kur Malgorzata Kulczyk dëshiron të relaksohet, ajo i zgjidh flokët dhe i lë të përhapen në tërë trupin e saj – bëhet fjalë për flokët e gjata prej 1.5 metra. Në fakt, ajo i ka më të gjata flokët sesa tërë trupin, dhe pranon se pak kush beson se i ka natyrale dhe se nuk […]

Lexo më shumë