Këto ilustrime na tregojnë si është dashuria brenda mureve të shtëpisë (FOTO)

Foto 1 nga 11 Pas Para

Në një lidhje në çift, momentet më intime janë ato që jetohen në shtëpi, larg syve të botës.

Pikërisht këto çaste të çmuara të dashurisë përpiqet të përfaqësojë në dizajnimet e saj artistja Amanda Oleander.

Në punën e saj si artiste ajo frymëzohet nga jeta dhe marrëdhëniet personale, veçanërisht ato me bashkëshortin e saj Joey Rudman.

“Kam pasur gjithnjë një interes të madh për sjelljet dhe jetën private të njerëzve”, shpjegon artistja për “HuffPost”.

“Në rastin tim dhe të Joey, ka çaste që unë do të doja t’i shihja të përjetësuara nga një fotograf, kur qeshim në divan, ose kur lajmë dhëmbët së bashku. Përveç se në vend që t’i fotografoj, i dizajnoj ato”, shprehet ajo.

Artistja shpjegon se përmes dizajnimeve ka dëshmuar gjurmë të jetës së saj, nga propozimi për martesë, blerja e shtëpisë, kur u bë nënë, dhe ngjarje të tjera të rëndësishme.

Për të mësuar më shumë rreth veprave të Oleander, vizitoni profilin e saj në Instagram ose faqen e internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet