Këto 4 grupe njerëzish nuk duhet ta konsumojnë shegën

Publikuar më 23. 11. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjën me gji: Lëngu i shegës është ndoshta e sigurt për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Megjithatë, nuk ka informacione të besueshme rreth sigurisë së përdorimit të formave të tjera të shegës, si ekstrakti i saj.
Tension i ulët i gjakut: Konsumimi i lëngut të shegës mund të ulë pak tensionin e gjakut. Duke konsumuar lëng shege, mund të rritet rreziku i rënies shumë poshtë të tensionit të gjakut tek njerëzit që tashmë e kanë të ulët.
Alergji ndaj bimëve: Njerëzit që kanë alergji ndaj bimëve mund të kenë alergji edhe ndaj shegës.
Ndërhyrje kirurgjikale: Shega mund të ndikojë tek tensioni i gjakut. Kjo mund të interferojë tek kontrolli i tensionit të gjakut gjatë dhe pas operacionit. Ndaloni së përdoruri shegën të paktën 2 javë para një ndërhyrje kirurgjikale të planifikuar.
Dozat
Doza e saktë e shegës varet nga disa faktorë, si mosha përdoruesit, gjendja shëndetësore dhe gjendje të tjera. Aktualisht, nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të shegës. Duhet të mos harroni që produktet natyrale jo domosdoshmërish janë të sigurta, prandaj dozat janë të rëndësishme. Kushtojuni vëmendje etiketave kur blini produkte të shegës, si dhe konsultohuni me farmacistin apo një profesionist të shëndetësisë para se të përdorni ekstrakte apo suplemente të frutit, lëkurës, luleve apo pemës së shegës. /shëndeti.com.al