Këshilloi 12-vjeçarin për sulme terroriste, shqiptari akuzohet si pjesëtar i ISIS

Publikuar më 10. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një 18-vjeçar shqiptar akuzohet për bindjen e një minoreni në Gjermani për kryerjen e një sulmi vetëvrasës.
Sipas gazetës “The Telegraph”, 18-vjeçari me emrin Lorenz K., është pjesë e ISIS dhe ka komunikuar me 12-vjeçarin përmes aplikacionit Whatsapp. Ai i ka dhënë këshilla djalit minoren se si të prodhonte një bombë vetëvrasëse dhe të drejtonte sulmin e tentuar.
Lorenz K., akuzohet për tentim vrasje, nxitje për vrasje dhe planifikim të sulmeve terroriste. Sipas avokatit mbrojtës të tij çdo akuzë ndaj tij do të mohohet, përveç anëtarësimi në ISIS.
Më herët 18-vjeçari është akuzuar se ka eksperimentuar bombën me gjemba për të planifikuar sulme terroriste ndaj ushtrisë gjermane së bashku me një 21-vjeçar gjerman. Gjithashtu Lorenz K., akuzohet edhe për nxitjen e një vajze 16-vjeçare gjermane për të kryer sulme terroriste.
Nuk është caktuar ende data për gjykimin e tij, por nëse ai shpallet fajtor ai rrezikon të dënohet me 15 vite burg.