×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Këshilli i Diasporës shqiptare i kërkon klasës politike të jetë e matur me situatën e krizës aktuale!

Këshilli i Diasporës Shqiptare, në përbërje të të cilit janë figura që kanë një veprimtari të spikatur në aktivitetin e tyre, me anë të një deklaratë, të cilën gazeta “Shekulli”, po e publikon ekskluzivisht, kërkon që qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të tregojnë maturinë e tyre për menaxhimin e situatës së COVID-19.

Duke parë se një situatë e tillë është e paprecedentë, Këshilli i Diasporës Shqiptare, kërkon që qeveria e Shqipërisë por edhe ajo e Kosovës të përgatisë paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës.

Në të njëjtë kohë, Këshilli i Diasporës Shqiptare, fton bashkatdhetarët që të kenë kujdes për sa i përket marrjes së masave ndaj Koronavirusit.

Deklaratë:

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Këshilli Koordinues i Diasporës:

I bën thirrje klasës politike në Shqipëri dhe Kosovë që të tregoj maturinë e duhur në menaxhimin e kësaj situate të paprecedent.

I bën thirrje qeverisë së Kosovës që të punoj në menaxhimin e kësaj situate të vështirë duke anashkaluar dallimet politike. Çdo lloj destabilizimi i kësaj qeverie në këto kushte shpie në destabilizim të shtetit të Kosovës e cila mund të jetë me pasoja fatale. Interesi kombëtar kërkon nga udhëheqësit politik maturi dhe pjekuri për të mirën e kombit.

Fton qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës që të përgatisin paketa fiskale konkrete në shërbim të bizneseve dhe popullatës. Gjithashtu fton këto qeveri që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë më shumë me bizneset në mënyrë që të bëhet e mundur puna e tyre në shërbim të konsumatorëve në të gjitha rastet kur kjo nuk sjell rrezikimin e shëndetit të punëtorëve dhe konsumatorëve.

Fton qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës që specialistëve të shëndetësisë t’u jepet më shumë hapësirë në media në mënyrë që t’i japin popullit mesazhe profesionale për menaxhimin sa më lehtë të situatës. Në vendet e zhvilluara ku ne jetojmë ekspertë të fushave të shëndetësisë dhe atyre sociale si dhe autoritetet lokale po luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët, gjë që nuk po e shohim sa duhet në vendlindje.

Falënderon të gjithë profesionistët e fushës së mjekësisë në vendet tona dhe kudo ata ndodhen nëpër botë për kontributin shembullor në menaxhimin e kësaj situate. Inkurajon bashkëpunimin mes profesionistëve shqiptarë të fushës së mjekësisë kudo ndodhen dhe ndarjen e këshillave profesionale me komunitetet tona në diasporë në mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë sa më i lehtë për të gjithë.

I bën thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen t’iu binden rregullave të vendosura nga qeveritë në vendet ku jetojnë si e vetmja mënyrë për menaxhimin e situatës.

Fton të gjithë bashkatdhetarët që kanë pyetje rreth situatës të kontaktojnë institucionet përgjegjëse në vendet ku jetojnë, ambasadat dhe konsullatat si dhe ne si Këshill Koordinues i Diasporës.

Fton të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të kenë kujdes dhe ta përkrahim njëri-tjetrin në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë të paprecedent.

ëëë.keshillikoordinuesidiaspores.com

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Mësues të prekur nga COVID, shtohen 1 mijë arsimtarë për të përballuar nevojat gjatë pandemisë

Publikuar më 30.09.2020
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohe...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se do të shtohen 1,000 mësues për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë. Me fillimin e vitit të ri shkollor u prekën me koronavirus disa mësues në shkollat e vendit tonë. Gjatë takimit me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave vendore arsimore, Kushi shkruan […]

Lexo më shumë

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Tërmeti/ Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (VIDEO)

Publikuar më 30.09.2020
Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur...

Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur. Shume prej tyre, në pamundësi ekonomike për t’u akomoduar diku tjetër, u strehuan në çadra. 10 muaj pas tërmetit, ata vijojnë të jetojnë në çadra, pa asnjë informacion mbi fatin e shtëpive të tyre.  Partia Demokratike denoncon rastin e një familje në Krujë. […]

Lexo më shumë

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Kujdes! Vaksinat po monopolizohen/ Urdhri i Farmacistëve kërkon të merren masat e menjëhershme

Publikuar më 30.09.2020
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave...

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot me tregun e vaksinave kundër gripit në vend. Ka qenë Urdhri i Farmacistëve që ka ngritur alarmin për të mos krijuar një treg monopoli. Reagimin e saj Urdhri i Farmacistëve e ka bërë në rrjetin social Facebook: Të nderuar kolegë, Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe […]

Lexo më shumë

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Arta Marku zgjidhet prokurore në gjykatën e Apelit të Tiranës

Publikuar më 30.09.2020
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbled...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot në mesditë mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Seanca plenare është organizuar on-line në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet EURALIUS dhe OPDAT, në kushtet e distancimit social si rezultat […]

Lexo më shumë

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Tre qytetarë humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit!

Publikuar më 30.09.2020
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total...

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19. Në total numri i viktimave shkon në 387. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, 131 persona në të gjithë vendin. Përhapja: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, […]

Lexo më shumë

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: Kemi pagat e ulta, do ngrihet një grup pune

Publikuar më 30.09.2020
Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me mini...

Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre. Njëri prej mjekëve pjesëmarrës në takim, Gent Stroni tha se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për […]

Lexo më shumë

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Shqipëri/ 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

Publikuar më 30.09.2020
“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejë...

“Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shkruan: “Gjatë 24 orëve të fundit, 115 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”

Lexo më shumë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

“Ku e ke maskën, mund të marrësh virusin”/ Ministrja e Arsimit i bën apel nxënësit në shkollë

Publikuar më 30.09.2020
Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvi...

Ditën e sotme, Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka zhvilluar një vizitë kontrolli në një prej shkollave të Durrësit. Gjatë takimit me nxënës dhe mësues, Znj. Kushi, ka shpjeguar edhe arsyet se pse duhej të hapeshin shkollat dhe rëndësia e mbajtjes së maskës. Por në një moment, Znj. Kushi është afruar ndaj një […]

Lexo më shumë