Kërkuan lirimin nga “arresti shtëpiak”, ja vendimi i gjykatës për dy ish-deputetët e PS

Është refuzuar sot nga Gjykata për Krimet e Rënda kërkesa për lirimin nga “arresti shtëpiak” për dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Kujtojmë që këta të fundit u ndaluan nga policia në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit “Volvo 4”.

Hetimet e “Volvo 4” nisën pas zbulimit të një laboratori droge në Has, ndërsa personi përgjegjës i dyshuar është ende i lirë e në kërkim ndërkombëtar.

Ndoka është i dyshuar për disa vepra penale mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa Çuko akuzohet për “korrupsion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet