×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kërkojnë dhe vota pale!

Silvana Begaj

Nuk më pëlqejnë mallkimet, por sot ju them me shpirt:-U shoftë emri juaj! Kërkoni dhe vota, pale!

U shoftë emri juaj se kur të shuheni ju ndoshta shpëton vendi im, vendi i njerëzve të mi, vendi i ëndrrave të mia. Më vodhët ëndrrat! Kërkoni dhe vota pale, pa pikë turpi!

Po si kërkoni vota kur ju e keni pasur të gjithë mundësitë të tregonit veten dhe ku ka shkelur këmba juaj nuk ka mbirë më bar, por ka ngelur djerrë. Ju më vodhët ëndrrat!

Po si kërkoni vota kur ju mendoni vetëm për xhepat tuaj dhe atyre që investojnë për ju? Shikoni të tjerët vetëm në kohë fushate sa për të thënë që jeni si ne, të arritshëm, dhe pas zgjedhjeve zhdukeni si xhindi i Aladinit. U shoftë emri juaj!

Po turp s´ju vjen kur i kërkoni vota rrethinave ku pjesa më e madhe s’ka as drita t’ju presin si i ka hije traditave tona se ia keni prerë ju pa marrë parasysh pse nuk i ka paguar. Kurrë mos pafshi hajër!

Mirë turp nuk paskeni, po zemër a keni? Kaq i tmerrshëm është pushteti sa verboheni sapo uleni në atë karrige? Po u qorrofshi dhe mos pafshi dritë sa të jetë jeta!

Po plasini sytë dhe shikoni se pak kilometra larg bllokut të Tiranës shqiptarët vuajnë për kushte minimale! Në vendin ku flitet për miliona euro familjet vuajnë akoma për bukë thatë. E në emër të atyre familjeve unë ju them: Mos ju qeshtë buza kurrë!

Po për fëmijët me aftësi të kufizuara? Po për ata që ishin fëmijë e sot janë rritur dhe nuk kishin mundësitë e moshatarëve të tyre sepse ishin me aftësi ndryshe? A mendoi njëri për ta? Institucione ka? Ndihmë ka? Në emër të tyre ju them: Nëse ka 7 porta ferri ju shkofshi në të tetën.

Ky shtet që kërkon vota a mendoi për varfërinë dhe pabarazinë që këto 31 vite e ka mbjellë çdo ditë me të gjitha mundësitë dhe me arrogancë?

Po për moshat e thyera kush mendon? Me ato pensione kooperative ku as ilaçet nuk marrin dot? Punuan gjithë jetën për vendin e tyre që në pleqëri të presin me padurim të lënë këtë botë se janë barr për fëmijët. Në emër të tyre ju them : Mos pafshi ditë të bardhë!

E përpara se të kërkoni votat dhe të ëndërroni pushtetin vëreni veten në ato familje që vizitoni për fushatë. Por jo, ju keni fituar mjaft dhe femijet tuaj as nuk e njohin Shqipërinë e vërtetë. Fëmijët tuaj shkollohen në shkollat më të mira edhe pse jam e sigurt që diku aty në një rrethinë të një qyteti ka një fëmijë me më shumë aftësi se fëmija jot i lindur me këmishë.

Mos na ofendoni të kërkoni vota se populli shqiptar nuk ka zgjedhur kurrë. Ju bëni pazare me njëri-tjetrin duke bërë rrotacion sa për të thënë që kemi demokraci. Por populli shqiptar nuk është budalla jo…Thjesht nuk ka ditur të mallkojë!

E nga dritarja e emigrimit sot ju them: U shoftë emri juaj dhe marrshi me vete të gjithë ata që vetëm e kanë shkatërruar këtë vend! Kërkoni dhe vota pale!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Makina përplas motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Makina përplas motorin e Fast food-it në Korçë, transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Publikuar më 07.03.2021
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e auajtur ‘Dritat e Verdha’. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me eurgjencë në spital. Nuk dihet ende e personit të lënduar, ndërkohë që […]

Lexo më shumë

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Rama pyetet nëse Shqipëria do të marrë vaksinat ruse e kineze: Gjithça mund të ndodhë, jetojmë në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e ma...

Kryeministri Edi Rama, tha se thuajse e gjithë pjesa më e madhe e Evropës dhe Botës, po has vështirësi në sigurimin e vaksinave anti-COVID. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Lezhë, kryeministri theksoi se tregu i vaksinave nuk është i lirë dhe është shumë i vështirë sigurimi i tyre. Ai mori shembullin e Gjermanisë, e […]

Lexo më shumë

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata vendos arrest me burg për Erdis Rrapaj

Publikuar më 07.03.2021
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg”...

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestme burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin. 25-vjeçari, pasi debatoi me fjalë e u grind me grushte me babanë e […]

Lexo më shumë

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Ishte i fiskuar pas të resë duke e kërcënuar e përndjekur, arrestohet 29-vjeçari në Elbasan

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcëno...

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi kërcënonte dhe përndiqte një të re në rrjetet sociale. Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S. B., i cili përndiqte një 21-vjeçare. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin: S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, […]

Lexo më shumë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Itinerari i qarkullimit të drogës për në Europë

Publikuar më 07.03.2021
Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Be...

Alexander është në mesin të 40-ve i punësuar dhe jeton në Berlin-Mitte. Ai është konsumator kokaine. Dikur, thotë ai, ka konsumuar afërsisht dy herë në javë. Që prej lockdown-it si rrjedhojë e koronavirusit konsumon më shpesh, i thotë Alexandër DW në telefon: “Me siguri katër herë në javë.” Ai çdo mbrëmje ka shokë për vizitë […]

Lexo më shumë

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

Publikuar më 07.03.2021
Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin ...

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. […]

Lexo më shumë

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Ishte shpallur në kërkim për veprime të turpshme ndaj fëmijëve, arrestohet 45 vjeçari

Publikuar më 07.03.2021
Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe n...

Midis pesë të arrestuarve nga policia e Tiranës është edhe një 45 vjeçar. Shtetasi me E. K., ishte shpallur në kërkim për pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur. Njoftimi: Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në […]

Lexo më shumë

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

“Shpejt të thuhet se Covid-19 do largohet”, mjeku pneumolog: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm, të infektuarit mund të preken nga format e reja

Publikuar më 06.03.2021
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e larg...

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se […]

Lexo më shumë