Kërkoi policë në fakultet, ja titullari i UT që merrte pjesë në aktivitete të PS

Ndërhyrja e forcave policore në fakultete ka ngritur dyshimet për përdorimin e titullarëve të lartë të Universitetit të Tiranës nga Partia Socialiste.

Gazetari Dritan Laci ka postuar një foto në “Facebook” ku shfaqet Skerdi Dafa, administrator i UT në aktivitete të Partisë Socialiste.

Kujtojmë që Dafa ishte personi që me firmën e tij i kërkoj policisë që të ndërhyjë në fakultete, çka dëshmohet nga ky dokument i publikuar nga “Faxnews”.

“Në foto me bluzë ngjyrë jeshile është Skerdi Dafa, Administrator i Universitetit të Tiranës, i cili ka dorëzuar dje në Policinë e Shtetit, sipas Faxnews, shkresën me firmën e tij ku i kërkon Policisë të ndërhyjë në fakultete, pasi sipas tij situata është e rëndë. Siç shikohet z.Dafa është titullar i një institucioni të depolitizuar siç janë Universitetet Publike, i cili merr pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste. Kaq! Nuk shtoj asnjë koment tjetër mbi atë që ndodhi sot në Fakultete ku studentët u dhunuan nga Policia”, shkruan gazetari Laci në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet