Kërkoi 50 mijë euro dëmshpërblim, gjykata rrëzon ish-ministren e Ramës

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka rrëzuar padinë e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo kërkonte një dëmshpërblim prej 50 mijë euro, për një deklaratë të bërë nga koordinatorja e PD, Reila Bozdo.
Ajo akuzoi për korrupsion kohë më parë ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lidhur me tenderin prej 850 milionë lekë, për vëzhgimin e hapësirës detare, që sipas demokratëve e ka fituar një dyqan celularësh.
“Faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrëqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, tha Bozdo në deklaratën për shtyp.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet