Kërkohej për trafik droge në Austri, 26-vjeçari arrestohet në Morinë

Një person i kërkuar për trafik droge në Austri është arrestuar nga policia në doganën e Morinës. Policia Kufitare e Kukësit ka vënë në pranga një shtetas Kosovar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë u arrestua Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden të Austrisë dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.
“Ky shtetas u kap në hyrje të PPK. Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi me status “Arrest”, lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, thotë policia.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme që do të çojnë në ekstradimin e tij në drejtim të vendit që e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të tjera

Abissnet