Kërkohej në Itali për shfrytëzim prostitucioni, në pranga 42-vjeçari në Lezhë (Video)

Policia e Lezhës bën me dije se vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërsa është bërë i mundur kapja dhe arrestimi i një tjetër shtetasi shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në Organizatën kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

Shërbimet e Policisë kriminale të Komisariatit  Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

L.K.,42 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet