Kërkesa e PS-së për shkarkimin, reagon Zguri: Me deklaratat politike nuk merrem

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka komentuar edhe një herë kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij. Zguri ka thënë se vendimi është publik dhe mund të verifikohet.

Po ashtu tha se është i hapur për të mësuar nëse është vendim i drejtë apo jo dhe ftoi Partinë Socialiste që ta ankimonte vendimin e Kolegj dhe në gjykatë administrative.

“Në një deklaratë dje kam kërkuar që të ruaj statusin tim të funksionarit publik dhe do ti qëndroj deri në fund. Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ nëse është apo jo i ligjshëm. Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin e KQZ. Vendimet e KQZ ankimohen në Kolegj dhe Gjykatë Administrative. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se vendimi pranohet. Me deklaratat politike nuk merrem”, tha Zgurit.