Kërcënoi me çifte 50-vjeçarin, në pranga i moshuari nga Fieri

Një 69-vjeçar me inicialet I.G. ka përfunduar në pranga pasi i ka drejtuar në fytyrë armën 50-vjeçari me inicialet F.C.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Darzezë të Fierit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.G., vjeç 69, banues në fshatin Hoxharë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në fshatin Darzezë, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin F.C., vjeç 50, banues në këtë fshat. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut, çifte me leje. Neni 84 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet