×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kërcënohet me shkarkim Neritan Liçaj, aktori: Hakmarrje e ulët diktatoriale

Qeveria po përpiqet t’u mbyllë gojën artistëve që prej afro dy vitesh janë qëndrestarët e fundit që po qëndrojnë 24 orë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Së fundmi është raportuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe burime të tjera brenda kryeministrisë se është kërcënuar me largim nga vendi i punës aktori i mirënjohur Neritan Liçaj, një ndër artistët më kritikë dhe të zëshëm kundër shembjes së Teatrit Kombëtar por edhe politikave të Ministrisë së Kulturës në Tërësi.

Lajmi se është kërcënuar me largim nga puna është konfirmuar nga vetë aktori Liçaj në disa prej intervistat dhe prononcimet e dhëna prej tij për disa media. Aktori i njohur e ka cilësuar përpjekjen e qeverisë si “të neveritshme” duke shtuar se do të donte që të shkarkohej pasi në këtë mënyrë do të shpërthente një “uragan” i madh ligjor dhe mediatik”.

Duke folur për “Shijak TV” Neritan Liçaj shprehet: “Ka nisur në fshehtësi si gjithmonë, siç i bëjnë punët këta rilindasit e vegjël…Në fshehtësi ka nisur procedura për largimin tim nga puna. Mua ende nuk më kanë thirrur zyrtarisht, por unë e mora vesh këtë gjë dhe normalisht është shumë e neveritshme të mendosh që të kesh mbi një çerek shekulli që punon në këtë institucion, me ato kontribute që kam unë. dhe të marrësh vesh tani që hiqesh pa asnjë motivacion”.

Liçaj deklaron se nisjen e procedurave për largimin nga puna e ka marrë në rrugë informale ndaj dhe nuk e bën publik emrin e personit. Ai shton se ende nuk është thirrur nga eprorët e tij për t’iu komunikuar ky vendim në rrugë institucionale.

Aktori i njohur thotë mes të tjerash se ekziston mundësia e tërheqjes nga ky vendim për shkak të reagimit të fortë që pati lajmi në publik. Ai shton se përpjekja mund të jetë edhe një formë presioni për ata artistë që po mbrojnë ende Teatrin Kombëtar nga projekti korruptiv që synon prishjen e tij.

“Por janë aq dhjakonar themi ne nga Jugu sa të mos e provojnë. Dhe koston, në qoftë se do ta bëjnë do ta kenë shumë të rëndë. Unë nuk kam asnjë lloj frike, asnjë lloj turpi, unë jam mësuar ta nxjerr bukën e gojës me djersën e ballit”, u shpreh ai.

Liçaj tha se do ta ndjekë këtë betejë në rrugë mediatike dhe ligjore. Gjithashtu bëri me dije se shumë avokatë të njohur me marrjen e këtij lajmi kanë shprehur gatishmërinë për t’i dhënë mbrojtjen ligjore aktorit.

“Në fakt unë do të doja shumë që ta realizonin, domethënë të më pushonin nga puna, sepse do t’u shpërtheja një uragan të madh ligjor, mediatik, artistik pse jo, sepse askush edhe nga komuniteti artistik nuk e pranon dot këtë arbitrarizëm dhe këtë hakmarrje diktatoriale shumë të ulët”, tha Liçaj. /E.SH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada (Foto)

Publikuar më 02.08.2020
Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja ësht...

Artistja dhe producentja shqiptare në Kanada, Ana Golja është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban. Përmes një postimi në rrjetet sociale shqiptarja ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”. “Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova […]

Lexo më shumë

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, mbi 100 artistë nga gjithë bota konkurrojnë me veprat më të mira

Publikuar më 20.07.2020
Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emra...

Shqipëria do të mbledhë për herë të parë në një bienale emrat më të njohur të karikaturës në mbarë botën. Drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e çmimit Niko Nikolla, Flora Nikolla, tregon për “Shekulli”-n si i lindi kjo ide dhe çfarë pritet të ndodhë në eventin e rëndësishëm, që synon të vendosë Shqipërinë në hartën e […]

Lexo më shumë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Rikthehet “Festivali i Resë”, 100 artistë shqiptarë ndezin atmosferën në Tiranë mes pandemisë

Publikuar më 19.07.2020
Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë n...

Festivali i Resë që çdo edicion mbledh artistët më të mirë nga Shqipëria dhe jo vetëm, rikthehet edhe këtë vit, pavarësisht se në kushte jo normale. Pandemia nuk e ndali festivalin, i cili i dedikohet në tërësi promovimit të kulturës, artistëve, folklorit shqiptar e artit kontemporan. Nga data 21 korrik deri në 2 gusht të […]

Lexo më shumë

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Ndërkohë që Shqipëria i shkatërron, KE jep miliona euro për monumentet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar më 17.07.2020
Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë ...

Kala, monumente, muze dhe site arkeologjike u dëmtuan rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit. Komisioni Europian do i vijë në ndihmë Shqipërisë për restaurimin e tyre me një fond prej 50 milionë eurosh. Fondi i miratuar nga KE është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, në mbështetje të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe […]

Lexo më shumë

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Shpallen fituesit e konkursit “Libri i Karantinës”, zgjidhen 3 veprat më të mira të shkruara në izolim

Publikuar më 17.07.2020
Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Lexi...

Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë. Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme […]

Lexo më shumë

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Rrënohet trashëgimia, shembet shkolla historike në vend (FOTO)

Publikuar më 14.07.2020
Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet m...

Trashëgimia kulturore në Shqipëri mbetet një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë tonë. Shembja e godinave qindra vjeçare po shuan identitetin e vendit dhe deri më tani askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje kaq delikate. Së fundmi profesori i njohur i historisë së lashtë, Kosta Giakoumis, ka bërë të […]

Lexo më shumë

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Librat më të mirë të verës për fëmijë e të rritur, një paketë me 10 sugjerime nga Aida Baro

Publikuar më 13.07.2020
Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i ...

Libri mbetet gjithmonë miku më i mirë, shoqëruesi perfekt i çdo dite tonën. Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e verës prej disa javësh dhe sigurisht që në këtë kohë nuk mund të mungojnë disa sugjerime për librat më të mirë që duhen lexuar pranë bregut të detit, në një shtëpi në mal, apo kudo ku […]

Lexo më shumë

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Ekspozita me gazetat e rralla, si pasqyrohej para 100 viteve themelimi i Bibliotekës Kombëtare

Publikuar më 10.07.2020
Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të...

Ekspozita në retrospektivë dedikuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ktheu pas në vite të gjithë studiuesit e lexuesit e rregullt në themelimin e institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Në hollin e Muzeut Kombëtar u ekspozuan ditën e sotme lajmet nga shtypi i kohës nga viti 1920 që njoftonin themelimin e Bibliotekës Kombëtare. Të pranishëm […]

Lexo më shumë