Kërcënimet që lidheshin me tentaviat e vrasjeve më 27.05.2009

Skënder Jashari, i burgosur politik nga EULEX

Luginasit që na njohin, e kanë të vështirë t’i nuhatin prapavijat e veprimeve të Serbisë kundër familjes time të ngushtë. Mirëpo pa i shqyrtuar dhe analizuar më në detaje, rastet konkrete të kërcënimeve të ndryshme, nuk mund të nxirret lehtësisht qëllimi i Serbisë, qëllimi i tillë është i fshehur. Historikisht dihej që Serbia angazhohej në identifikimin e shqiptarëve me islamizëm, gjatë gjitha periudhave historike pas ardhjes së Perandorisë Osmane. Kujtojmë shkurtimisht: aleancën e Perandorisë Osmane me Patrikanën e Stambollit (ortodoksët-sllavo-grek); fillet e instrumentalizimit të islamikëve nga ministrat e jashtëm dhe ambasadorët e Rusisë, praktikë të cilën e mori edhe Serbia, Greqia etj; elaborateve të Naçertanisë dhe projekteve e ligjeve agrare të Serbisë; etj. etj. Mos të harrojmë që Lugina e Preshevës, nga Perandoria Osmane filloi të islamizohet përdhuni( flas për pjesën perëndimore të saj), pas dështimit të Çlirimit nga Ushtria e udhëhequr nga At Pjetër Bogdani( gjegjësisht pas vitit 1690!).

Për fat të keq, Karadaku i Luginës së Preshevës, as pas dëbimit të Perandorisë Osmane nuk ishte islamizuar, por ai u islamizua nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe Jugosllavia, në vitet 1912-1990. Mos të harrohet që Karadaku i Luginës së Preshevës, identifikohet si vendi me më së shumti katolik të fshehtë. Derisa qëllimi kryesor i shovinizmit serb, ishte që Shqipëtarët t’na paraqes të ardhur me ardhjen e Perandorisë Osmane; të zbritur nga malet me ardhjen e Perandorisë Osmane; të ardhur nga Azia me Perandorinë Osmane; apo së paku të na mbajë të lidhur me islamizmin( shkaku i së cilës Trojet tona u pushtuan, copëtuan nga vitet 1877 e këndej). Pasi kishim vërejtur që Serbia me çdo kusht tentonte të na identifikonte për islamik, pavarësisht sesa rreziqe mund t’i shkaktonim asaj( derisa analizonim disa dhjetëra e dhjetëra shokë të cilët ishin tejet të dalluar si luftëtarë kundër Serbisë, gjatë luftërave të fundit, por që Serbia dhe njerëzit e saj nuk i kërcënonin, nuk i sulmonin dhe nuk i rrezikonin!), kjo ishte e qartë që Shqipëtarët Katolik të Luginës së Preshevës( Karadakut) asesi t’mos i lejonte të dilnin publikisht.

Disa nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e familjes time të ngushtë, shkaku i të qenit shqiptar katolik i Karadakut, nga Serbia ishin kryqëzuar në Levosovë. E kishim të qartë, kërcënimet e vazhdueshme në forma të ndryshme si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, ishin paraprirëse të rasteve serioze, si të 27.05.2009. Në mënyrë kronologjike, parashtroj veprimet e agjentëve dhe agjentëve islamik të Serbisë kundër meje dhe familjarëve të ngushtë të familjes time, që lidhen dhe ndërlidhen me luftën e Serbisë kundër daljes publike të Shqiptarëve katolik të Luginës së Preshevës. Disa herë derisa isha në oborrin e Kishës Shën Ndou në Prishtinë, isha vërejtur nga dy kushëri( V.S. i njohur si bashkëpunëtorë i policisë serbe në Preshevë dhe djali i tij si informat i po kësaj policie)! Që në rastin e parë, e kisha nuhatur që kjo do sillte rrezik. Menjëherë agjenti islamik i Serbisë F.I, në afërsi të kësaj Kishe, disa herë filloi të më përcjellë!

Më 11.01.2007, në Kishën Shën Ndou, vjen edhe një Preshevarë (G.S. bashkë me një vajzë), që në bisedë e sipër me disa besimtarë, në çastin që pyetet:” nga je!?” Një nga të pranishmit, thotë që edhe ky( pra për mua) është nga Presheva, por nuk kthehej aspak nga unë! G.S. menjëherë sytë i kthen në drejtim timin, edhe pse isha pothuajse anash tij dhe nuk e shikoi ndonjë tjetër por vetëm mua. Kjo më dha qartazi dyshimin, që pastaj privatisht e pyes a qëndrove me dikë këtu apo drejt erdhe në grup!? Më thotë që drejt kishte ardhur aty! Nga kjo vërtetova që ai kishte paraprakisht informatë për mua. Në shkollën e mesme, një familjarë të tij, e njihja për islamik ekstrem. Gjatë kësaj kohe kisha kërkuar informata për të, nga miqtë e mi, për t’i vërtetuar dyshimet në lidhje me të. Më 07.05.2007, në orët 18:40-18:55, G.S. më fliste armiqësisht kundër Shqipëtarëve mysliman të Luginës së Preshevës, duke më treguar që:” një djalë i axhës së tij, që jetonte në Beograd, me nënën e tij serbe, në trazirat e Marsit 2004, kishte ardhur në Rahovicë dhe kishte tentuar t’ia vinte flakën Xhamisë së Durçajve)!”

Kjo informatë përfundimisht më kishte bindur që ishte person i policisë së Serbisë! Derisa vazhdonin kërcënimet telefonike dhe përmes internetit, por edhe kërcënimet nëpër rrugë dhe ndaj familjes, po ashtu edhe kërkimet dhe kërcënimet e policisë serbe në fshatin Rahovicë. Kërcënime nga serbë( shumica polic), si më 18.10.2007, pastaj edhe përmes internetit, por sidomos përmes telefonit. Derisa roletat e dritareve të banesës time në Prishtinë, më 29.04.2008( e martë, ora 23:20), për disa ditë rresht goditen me gurë. Arrij ta zë këtë person, e që ishte kuptuar që ishte shkaku i fesë. Këtë e ka dëshmuar edhe në policinë e Kosovës edhe dëshmitari K.M. më 30.04.2008. Kërcënimet shkaku i fesë edhe nga disa bashkëfshatar, të cilët i njihja si bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë, madje edhe që disa familjarë të tyre kanë qenë pjesë e Luftës së UÇPMB-së, siç ishte më 19.07.2008, në Sheshin Nënë Tereza, nga Q. S. dhe V.S. ky i fundit duke filluar të më fliste lutje fetare arabe, për 30-40 sekonda, duke më këshilluar të konvertohesha në islamik, ashtu siç kishin bë axhallarët e mi. Më 25.07.2008, sërish V.S. fillon të më islamizonte duke më fyeu mua, deri duke tentuar të nxjerrë pistoletë( pistoleta ishte prodhim serb, dukej që ishte e papërdorur!).

Më 11.08.2008( e hënë), ora 00:10, përmes telefonit numër i Kosovës, filloi t’më kërcënonte në emër të islamit! Nga ky rast dukej qartë që ky rast ishte fillimi shumë serioz i kërcënimit. Ndërsa më 20.08.2008, nga nëntë numra të Kosovës, 044 dhe 049, vazhdimisht kërcënonin në emër të islamit. Rastin e lajmëroi në Stacion të Policisë në Prishtinë, ku në ndërrim ishte polici hetues Q. H. ky hetues as si rast nuk e regjistron duke thënë që nuk është aspak serioze kërcënimi. Më pas rasti i tentim-kidnapimit dhe për pasojë i tentim-vrasjes, kishte lidhje me këto kërcënime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet