Keqmanaxhimi i fondeve të shëndetësisë, shkak i korrupsionit galopant

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Pirro Prifti

Po të shohësh statistikat që jep jo vetëm INSTAT por dhe WorldBank për Shqipërinë vëren tre probleme madhore të cilat nuk janë kapërcyer edhe pas 27 vitesh dhe kanë shkaktuar rrënimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e pakënqësisë së popullatës: 1-Buxheti i vogël për Shëndetësinë bazuar tek GDP
2-Keqshpërndarja e Buxhetit të Shëndetësisë në raport me përqindjen e sëmundshmrësisë dhe vdekshmërisë se popullatës. 3-Korrupsioni galopant me këto fonde nga drejtuesit e Sistemeve Shëndetësore në Shqipëri,
4-Rrushfeti dhe bakshishi nën dorë për mjekët dhe infermjerët aq sa e kanë bërë të padurueshëm shërbimin shëndetësor.  Megjithë krijimin e sistemit të checkup –it dhe koncesioneve në hallka të ndryshme të zinxhirit shëndetësor, megjithë vendsojen e drejtuesve të rinj dhe krijimin e mundësisve të konkurrimit për punë me qëllim për të marrë mjekët dhe teknicienët më të mirë shëndetësore në spitale dhe Qendra Shëndetësore, nuk shihet ndonjë përmirësim i dukshëm i cilësisë së kujdesit shëndetësor ndaj njerëzve të sëmurë, akutë dhe kronikë.

Përse ndodh këto fenomene të shoqëruara me shkelje të rënda të ligjit?
Përse në vendet fqinjë të ngjashme me ne sistemi shëndetësor është më i kënaqshëm për pacientët akutë dhe kronike se sa tek ne? Përse duhet që pacientët që paguajnë siguracionet Shëndetësore duhet të paguajnë përsëri nën dorë kur sëmuren dhe shtrohen në Spital? Përse gjendja në urgjencën e QSUT është katastrofike sepse çdo ditë vijnë më shumë pacientë nga të gjithë rrethet e Shqipërisë dhe kjo urgjencë nuk i përballon dot?
Përse shërbimet spitalore të rretheve nuk punojnë por i dërgojnë në Tiranë pacientët sidomos ditët e shtuna e të diela dhe festat? Përse nuk funksionon sipas ligjit Konsultat shëndetësore, puna jashtë orarit, gatishmëria në shtëpi?
Përse të sëmurët kronikë të moshave të treta nuk marrin shërbimin që duhet në shtëpi?
Përse infermieret dhe mjekët e Qendrave Shëndetësore nuk shkojnë për të vizituar të sëmurët kronikë në shtëpi?
Përse mungon informacioni për pacientët që shtrohen në Spital dhe për rata që dalin nga Spitali dhe shkojnë në shtëpi nuk i viziton më infermieri dhe mjeku i familjes?
Përse nuk ka Shtëpi për të moshuarit në raport me numrin e të moshuarve që gjenden në Shqipëri?
Përse buxheti i Shëndetësisë nuk përdoret duke u bazuar tek përqindja e Morbozitetit dhe Mortalitetit të Popullatës dhe sigurisht duke përmirësuar sistemin e Pritjes së Emergjencave qoftë në Tiranë, qoftë në qytetet që kanë prirje të migrojë popullata? Përse nuk funksionon Bordi i Drejtuesve të Spitale të Mëdha?
Përse nuk futen në konkurrim për mjekët specialist më të mirë për tu punësuar në QSUT, por janë futur lloj lloj mjekësh dhe infermierësh e teknicienësh të papërshtatshëm dhe pa konkurs?

Përse nuk ndalohet dy punësimi i mjekëve specialist? Përse nuk bëhet ndarja e pedagogëve mjekë nga mjekët internistë? Të gjitha këto pyetje kanë një përgjigje të frikshme: Keq menaxhim dhe nxitje e korrupsionit.
Këtu kanë faj pak a shumë e gjithë plejada e Ministrave të Shëndetësisë të futur pas vitit 1992 të cilët kanë përdorur klientelizmin dhe mit marrjen për të future në punë mjekë e infermierë duke shkelur ligjin.
Këtu kanë faj të gjithë Kryetarët e Partive Kryesore të cilët për 27 vite nuk e vunë prioritet mjekësinë.
Këtu kanë faj të gjithë parlamentarët të cilët me ligjet e tyre për Shëndetësinë i lanë me rroga të vogla, pa bonuse, pa mundësi jetese të mira brenda Rretheve të tyre, Bashkive të tyre, Prefekturave të tyre, pa dinjitet. E çfarë kemi sot?

Të gjithë mjekët presin të marrin ndonjë lek nga pacientët dhe disa janë kthyer në disa fajdexhinj të turpshëm, pacienttët presin kujdes nga mjekët dhe infermjerët, familjarët presin që shteti të kujdeset për moshën e tretë të sëmurë dhe pa asnjë mundësi kurimi në shtëpi se mungon kujdesi në shtëpi.
Me pak fjalë sistemi ka dështuar. Dhe Sistemi ka dështuar edhe për shkak se vetë shteti i cili ka krijuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nuk mban përgjegjësi për popullin që pagouan cdo muaj me vite me rradhë lekkë për kartën e siguracionit shëndetësor dhe kur vjen puna që ai ka nevojë për kujdes shëndetësor nuk i jepet sa duhet.
Por del Pyetja: ku shkuan mijra e miliona lekë të derdhura nga populli në arkën e shtetit pikërisht për këtë sigurim shëndetësor? Askush nuk mban përgjegjësi.
Kjo është edhe një nga shkaqet që populli kërkon të largohet prej vitesh nga ky vënd i begatë por i mallkuar nga padrejtësia.
Mungesa e Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor për të sëmurët kronikë, dhe akutë,
Rrushfeti dhe pagesa nën dorë për një shërbim pbulik për të cilin i sëmuri nuk duhet të paguajë, korrupsioni me fondet nga Drejtues të papërgjegjshëm e të pa-aftë të vënë nga partitë e vogla e të mëdha të cillët kanë vjedhur, rrëmbyer dhe nuk u ka hyrë gjëmb në këmbë.
Për të vërtetuar këto problem po paraqes më oshtë disa të dhëna se sa është popullsia e Shqipërisë këto vitet e fundit , sa është numri i moshës së tretë, kush janë katër sëmundjet kryesore që sëmurin dhe vdesin shqiptarët , sa është buxheti i Shqndetësisë në raport me GDP dhe në raport më shtetet fqinjë dhe SHBA.
Në këtë mënyrë mund të shihet se sa e rëndë është keqmanaxhimi shëndetësor i buxhetit shëndetësor dhe i Fondit të Sigurimeve Shndetësore .

Mosha e trete nga 60 vjeç e siper, sipas INSTAT 1 janar 2017 eshte = 542.637 banorë.
Sipas INSTAT 1 janar 2016 dhe 1 janar 2017 popullsia e Shqipërisë është :
Viti 2016 =2.875.592 banorë, dhe Viti 2017 = 2.876.591 banorë, pra një rritje prej 0.3% të popullsisë. Sipas të dhënave të NCD (Sëmundje Jo-infektive), shumica dërrmuese e shqiptarëve vdesin nga:
-Sëmundje kardiovaskulare
-Kancer-et
-Sëmundje Kronike Respiratore
-Diabeti
Përqindja e vdekjeve në Europë sipas Semundje kronike jo- infektive (2010)
Semundjet kardiovaskulare 23 %
Semundjet neuropsikiatrike 20 %
Kanceret (neoplazmat malinje) 11 %
Semundjet respiratore 5 %
Semundjet digjestive 5 %
Semundjet muskuloskeletike 4 %
Diabeti 2 %
Gjithe semundjet kronike 77 %

Aksidentet ne Shqiperi zene 12.6% të vdekjeve
Semundjet Kronike zene 87.4% të vdekjeve

Sidoqoftë, e thënë më mirë , Shpenzimet publike nga Buxheti i Shqipërisë për Shëndetësinë si GDP ishin: Ne vitin 1995 1.71% dhe pas 19 vitesh, në 2014, ishte 2.94%. E thënë në Euro Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk i kalon 200 milion euro dhe nga këto 805 milion euro janë të Fondit të Siguracioneve Shënetësore, dhe pjesa tjetër i takon Ministrisë së Shëndetësisë e cila mbulon Shërbimin Spitalor atë Rajonal dhe Terciar si dhe Shërbimin Parësor dhe ISHP, Drejtoritë e Higjenës dhe Epidemiologjisë, Shërbimin Nën dhe Femija.

Në përfundim mund të them se edhe sot e kësaj ditë në drejtim të sistemit shëndetësor janë vënë njerëz jo-profesionistë, qofshin mjekë qofshin ekonomistë të cilët duhej të paktën të kishin mbaruar një Master për Manaxhim Shëndetësor.
Mos afrimi i profesionistëve dhe meritokratëve, mbajtja afër e intrigantëve dhe militantëve partiakë do të vazhdojë të rrënojë sistemin shëndetësor i cili ka nëvojë për Reformat të vazhdueshme, serioze dhe gjithë-përfshirëse., në mënyrë që populli të marrë një kujdes shëndetësor me cilësi, pa paguar nën dorë, dhe nga ana tjetër mjekë dhe teknicienët mjekësorë të marrin paga dinjitoze, por të dënohen rreptësisht nëse marrin rrushfete për punë publike që i ka shteti.