Keni rënë në dashuri me një person në shenjën e dashit? Ja çfarë duhet të dini

Të dashurohesh me dikë në shenjën e dashit nuk është gjithmonë e lehtë. Ata mund të jenë të padurueshëm, të egër, të pavarur dhe të paduruar. Por mos u frikësoni si çdo shenjë tjetër nuk kanë vetëm cilësi negative, por dhe pjesë të mahnitshme të karakterit.
N.q.s. jeni në fillimin e një marrëdhënieje me një dash këtu janë disa pika që duhet ti dini:

1.Ata i përkasin shenjave të zjarrit, gjë e cila është dhe e mirë dhe e keqe. Ana pozitive është se i sjellin lidhjes shumë energji, gëzim dhe argëtim. Ana negative është që marrin flakë shumë shpejt dhe kjo gjë çon në grindje të kota.
2.Kanë një ego të madhe, ndaj dhe i duhet një partner i cili t’ia zbusë pak këtë pjesë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që duhet të jenë më të “përulur”.
3.Mërziten shumë shpejt. Personave të kësaj shenje i duhet dikush që të ketë ide të çmendura dhe ti argëtojë pafundësisht.
4.Mund të bëhen agresivë. Dashi është shumë i sigurtë për atë që do dhe e do në momentin që ai ka vendosur ta ketë. Do të bënit mirë mos të garonit me të.
5.Dashurohen shpejt dhe duan me të vërtetë shumë. Ata janë pasionantë dhe n.q.s. ju thonë që ju duan duhet të jeni të sigurtë që e ndjejnë nga thellësia e zemrës. Personat e kësaj shenje janë shumë besnik dhe kërkojnë të njëjtën gjë mbrapsht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet