Keni fryrje barku gjatë gjithë kohës? Mësoni 5 arsyet që fshihen pas këtij problemi

Fryrja e barkut është pasojë e problemeve të aparatit tretës dhe sipas WebMD një në 10 persona vuan nga ky problem. Ndonëse arsyet mund të jenë të shumta.

Ndërkohë, më poshtë janë listuar 5 arsyet më të zakonshme dhe mënyrat efektive për të trajtuar këtë shqetësim.

1.Ushqim i pasur në yndyrë
Yndyrnat kërkojnë më shumë kohë se proteinat ose karbohidratet për të tretur, prandaj, ushqimet yndyrore ju bëjnë të ndiheni më të ngopur! Kjo gjë shoqërohet gjithashtu më fryrjen e barku.

2.Të ngrënit shumë shpejtë
Truri kërkon 20 minuta kohë për të marrë sinjalet nga stomaku, që ky i fundit është ngopur! Gjatë kësaj kohe ne mund të konsumojmë ushqim të panevojshëm, thjesht sepse truri ende nuk ka marr sinjalin që jemi ngopur. Kjo është arsyeja përse ju duhet të hani ngadalë dhe jo shpejtë.

3.Sheqeri i përpunuar
Sorbitoli dhe fruktoza janë përbërësit e zakonshëm që gjenden në ëmbëltuesit artificial. Këta të fundit nuk mund të treten plotësisht dhe kjo është arsyeja e fryrjes se barkut pasi ju konsumoni diçka të ëmbël.

4.Sindromi i zorrëve irrituese (IBS).
Ky sindrom mund të shkaktojë përveç fryrjes së barkut, dhimbje stomaku, diarre, kapsllëk etj.
Ky problem mund të parandalohet duke shmangur fibrat e drithërave, ëmbëlsirat dhe biskotat. Shtojcat e probiotikut do të ishin një zgjidhje shumë e mirë e problemit.

5.Hormonet
Në periudha të caktuara si para ciklit apo menopauzës gratë përjetojnë çrregullime hormonale. Këto të fundit shkaktojnë çrregullime të traktit gastrointestinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet