Këngëtarja shqiptare u rendit si një nga personazhet e veshura me keq në AMA

Pas sukseseve të njëpasnjëshme në fushën e muzikës, këngëtarja e njohur shqiptare ka dështuar me veshjen e saj në AMA, ku sipas kritikëve ajo ishte një nga personazhet e veshura më keq.

Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora “pushtuan” tapetin e kuq të “American Music Awards” mbrëmjen e së martës, por duket se vlerësimi për veshjen nuk ka maksimal për të tre vajzat shqiptare.

Këngëtarja 23-vjeçare, Dua Lipa, nuk arriti të shkëlqente në këtë event, ku ajo u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të bardhë të gjatë. Por kritikët nuk e cilësuan këtë si veshjen e saj më të mirë.

Shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha që u shfaq me fustan gri e të zi me temina u komentua për mirë. Ndërsa Rita Ora që ishte edhe prezantuese e këtij eventi mori shumë komplimente për fustanin e zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet