Këngëtarja shqiptare humb babanë, përlot me fjalët e saj (Foto)

Një nga këngëtaret e njohura shqiptare ka pësuar një humbje të madhe dhe dhimbjen që ajo po ndjen e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj.

Julka Gramo me anë të postimeve në llogarinë e saj “Instagram” ka treguar se ditën e djeshme humbi babain e saj, një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë.

Ajo tregon se ka pasur një marrëdhënie mjaft të veçantë me të dhe se është ndjerë gjithmonë krenare për të.

“Sa ironike…Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen DeGeneres dhe ju urova një ditë plot buzëqeshje, pa e ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babanë tim… Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerëzit për të…Jam krenare për njeriun e fortë, të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjendën pranë në këtë ditë të vështirë… ‘Të jetosh në zemrat që ne lëmë pas nuk do të thotë të vdesësh’”, – ka shkruar moderatorja. Ndërsa në një tjetëër foto shkruan “Ti nuk do të jesh më me mua asnjëherë, por dashuria për ty nuk do të vdesë kurrë. Të dua shumë babi”, shkruan këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet