Këngëtarja shqiptare e indinjuar: Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit

Publikuar më 30. 10. 2017 nga Bleona Metushi

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e gazetares Adelajda Xhamani ka prekur njerëz të thjeshtë, por edhe personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për Adelën.

Një nga këto personazhe është edhe këngëtarja Linda Halimi, e cila përmes një postimi në “Facebook” është shprehur e indinjuar, për faktin se njerëzit të duan vetëm kur vdes dhe jo kur je gjallë.

“Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit. Falni dashuri sa jeni gjallë njerëz kur të vdesim çdo kush do na dojë pa merak .Kjo është bota .Kam mësuar të dua dhe kurrë s’behëm pishman dhe pse çdo kush se meriton. Do vazhdoj të kem këtë zemër që kam sot e gjithmonë pasi zoti e di vendin e çdo kujt atje lart. Hapni zemrat jetoni falni dashuri sepse nëse nuk e shijojmë të sotmen e nesërmja do jetë vonë ndoshta. Paqe për të gjithë”, shkruan Linda Halimi.