Këngëtarja e njohur Nexhmija Pagarusha përfundon në spital

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Nexhmije Pagarusha ka përfunduar në spital. Ajo është dërguar gjatë natës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se ajo u dërgua në spital me një ambulancë. Lajmi u konfirmua edhe nga një zëdhënës spitali. Pagarusha mësohet se ishte lënduar në shtëpi, teksa i kishte rënë një dollap.

Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Pagarusha pagëzon edhe emrin “Bilbili i Kosovës”. Kjo për shkak të zërit të saj të jashtëzakonshëm dhe këngëve mjaft të mrekullueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet