Kënga shqiptare korr sukses edhe jashtë kufijve, e këndon grupi i famshëm suedez (Video)

Si çdo vit, Komuna e Rahovecit në Kosovë është kthyer në një arenë të madhe feste. Tanimë është rikthyer një traditë të hershme “festivali i vjeljes së rrushit”, i cili është mbajtur në datat 7,8 dhe 9 shtator. Si gjithmonë me anë të këtij festivali bëhet edhe promovimi i kulturës dhe traditës vreshtare shqiptare.

Gjithçka kulmoi me performimin e artistëve në skenën e madhe, ku ndër të tjerësh pati edhe interpretime nga artistë të huaj. Emocionet shpërthyen në momentin e performimit të grupit suedez “Madman’s Choice”.

Ata kënduan këngën e njohur shqiptare “Xhamadani vija vija”, performancë e cila iu bë në gjuhën shqipe duket se suksesi i kësaj kënge i ka kaluar kufijtë dhe tani njihet edhe në vendet skandinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet