Kënga e Albanit dhe Miriamit emocionin Alketa Vejsiun, ja komenti pikant në “Instagram”

Publikuar më 30. 11. 2017 nga Shekulli Online

Pas shumë kohësh çifti i njohur i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, erdhën dy ditë më parë me një bashkëpunim, këngën “Dhurata” që u kushtohej vajzës së tyre Amel me rastin e ditëlindjes.

Kënga u pëlqye në publik dhe në klip spikati pjesa e fundit ku duke kënduar shfaqet edhe vajza e vogël.

Artistë të ndryshëm si dhe fansa komplimentuan Albanin dhe Miriamin për këngën në fjalë. Mes urimeve bie në sy komenti i moderatores së njohur Alketa Vejsiu.

Kjo e fundit u ka bërë një koment në “Instagram” ku e quan familjen e Albanit dhe Miriamit të përsosur e duke u shprehur se kënga i ka falur emocione drithëruese. “Them qe emri juaj duhet të ekzistojë edhe në formën e një ilaçi ne farmaci. Shpirti më është mbushur plot plot. 3 si ju nuk ka. Ju dua. Puro Emocion Drithërues. Zoti t’ju mbrojë si një krijim të përsosur”, shkruan Alketa.