Këndoi mbrëmë në Tiranë, vidhet llogaria e Emeli Sande

Publikuar më 30. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Këngëtarja britanike me famë botërore, bie pre e hajdutëve online, ndërsa 300 mijë paund u zhdukën nga llogaria e përbashkët me ish-bashkëshortin malazez, i cili zbuloi në kohë lëvizjen e dyshimtë të parave

Këngëtarja famë botërore Emeli Sande, ka performuar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për festën e “Natës së Bardhë”. Interesi ishte i shumtë nga për shkak se ajo është një këngëtare mjaft e populluar dhe ka një njohje të gjerë. Sande është me origjinë britanike dhe është hera e parë që performon në Shqipëri. Pak para mbërritjes së saj në Shqipëri u publikua nga mediat britanike një lajm mjaft i bujshëm. Emeli Sande ka rënë pre e vjedhjes së 300 mijë paundëve nga llogaria bankare. Këngëtarja 30 vjeçare dhe ish-bashkëshorti i saj Adam Gouraguine ranë pre e një skeme të vjedhjes online. Kjo çështje u zgjidh në kohë dhe autoritetet britanike në Londër arrestuan autorin e dyshuar që është Rasad Salam.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por është zbuluar vetëm sot nga mediat britanike. Objektivi kryesor në këtë ngjarje ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine, i cili u vu në shënjestër të hajdutëve. Personi që sulmoi përdori të dhënat personale të llogarisë bankare të Adamit dhe transferuan shumën e 300 mijë paund. Malazezit i ra në sy  lëvizja e dyshimtë e parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën përkatëse duke arritur që të parandalojë këtë vjedhje.

Autoritetet vendase u vunë në lëvizje dhe zbuluan skemën mashtruese të vjedhjes duke ndaluar grabitjen e parave. Këngëtarja Emeli Sande dhe ish-bashkëshorti i saj kanë një llogari të përbashkët bankare. Dje u zhvillua seanca gjyqësore kundër autorit të dyshuar dhe u zbulua se ai kishte vjedhur në total plot 10 llogari të tjera bankare nëpërmjet këtyre skemave mashtruese. Këngëtarja e famshme britanike ka pasur një histori dashurie me malazezin Adam Gouraguine.

Ata janë lidhur që në moshën të re kur ishin vetëm 17 vjeç. Çifti u martua në shtator të vitit 2012 në atdheun e bashkëshortit të saj, në Mal të Zi. Lidhja e tyre zgjati vetëm 2 vite pasi në nëntor 2014 Sande konfirmoi se lidhja me Adamin ka përfunduar. Përtej famës së madhe në SHBA dhe Britani të Madhe, Sande merr pjesë edhe në fushata të ndryshme botërore. Përmes fitimeve nga këngët e saj, ajo ka mbështetur ndjeshëm problemin e sëmundjeve të ndryshme që kanë prekur një numër të madh të popullsisë kudo në botë. Ajo financon disa shoqata bamirëse në atdheun e saj Zambia.

Sande ka shtuar përpjekjet e saj edhe në luftën kundër kancerit të gjirit. Ajo së fundmi është duke menduar që të hapë një program ku të përfshihen financime të shumë organizatave me qëllim për të grumbulluar sa më shumë medikamente të ndryshme që do të ndihmonin në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Sande ka financuar edhe në vitin 2014 kur u shfaq akademia Ebola në Afrikën Perëndimore. Solidarizimet e shumta e kanë ndihmuar atë të fitojë zemrat e fansave të saj në të gjithë botën. 30-vjeçarja ka korrur sukses të madh në këngët: “Read All About it”, “My kind of Love”, “Next To Me”, e shumë albume të tjera.