Kendall Jenner feston ditëlindjen, ja si e uron Kimi (FOTO)

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Jola Alimemaj

Kendall Jenner sot feston ditëlindjen. Bukuroshja ka mbushur 22 vjeçe.

Motra e saj, Kim Kardashian, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ia ka uruar Kendall ditëlindjen me fjalët dhe plot dashuri.

“Urime ditëlindjen @kendalljenner. Të dua shumë motra ime e ëmbël” ka thënë Kim.

Kurse në fotografinë e postuar shfaqen Kendall dhe Kylie duke treguar gishtin e mesit.