“Kemi tre plumba për ty”, kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek, Kotzias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka marrë një letër kërcënimi me vdekje. Sipas raportimit të mediave greke, denoncimi për letrën kërcënuese është bërë publik nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toskas. Ai e zbuloi këtë fakt teksa ishte duke folur në median “ANT1”.
Sipas tij, letra ishte anonime dhe në të ishte një mesazh i qartë. “Ne kemi tre plumba për ju”, shkruhej në letrën drejtuar Kotzias.
Tashmë letra është në duart e autoriteteve greke, të cilat kanë nisur hetimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve e përshkroi letrën si të papranueshme dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të forcave politike të dënojnë veprime të tilla, siç tha ai, “është në interes kombëtar të ketë një klimë më të mirë”.

Të tjera

Abissnet