Më këmbë të mbarë! Ky është djali që erdhi në jetë në Tiranë, pak sekonda pasi hyri 2018 (VIDEO)

Publikuar më 01. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Fëmija i parë i vitit 2018 ka qenë djalë dhe ka lindur në Tiranë, rreth orës 00:00 e 10 sekonda. Lael është djali që ka ardhur në jetë vetëm pak sekonda pas hyrjes së vitit 2018.

Një video e ardhur në redaksinë e Ora News, tregon momentin kur fëmija vjen në jetë me operacion. Fëmija gëzon shëndet të plotë dhe peshon plot 4 kg e 100 gram.

Bebja ka ardhur në jetë në maternitetin “Kiço Glosheni” në Tiranë dhe është djali i gazetares Silvana Muça.