Këlcyrë/ Zhduket prej 4 ditësh 18-vjeçari, dyshohet se është mbytur

Një ngjarje alarmante raportohet në Këlcyrë. Një 18-vjeçar rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Ndërkaq, policia dhe familjarët dyshojnë se i riu Matias Rizallari mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

Ndërsa burimet nga policia lokale bëjnë me dije se i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Dyshohet se i riu ka humbur jetën teksa ka tentuar të lahej në lumin Vjose. Kërkimet janë përqendruar ne rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe palombarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por pa rezultat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet