Me kë ka bashkëpunuar më mirë, me Metën apo Kryemadhin? Ja si përgjigjet kreu i PD-së

Kreu i opozitës Lulzim Masha i ftuar në ‘FAKT’ të gazetarit Çim Peka në Syri.net, ka folur dhe për bashkëpunimin Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se me cilin ka pasur bashkëpunim më të ngushtë dhe më të mirë Basha është përgjigjur: ‘Me Ilir Metën kam bashkëpunuar më gjatë, me Kryemadhin sapo kemi nisur bashkëpunimin, por nuk mund të them që nuk e çmoj kurajën e saj, që ka pranuar përgjegjësitë e LSI-së por dhe atë se ku ajo do ta shohë LSI-në në të ardhmen.

Unë në çadër kam thënë një gjë si drita e diellit një qëndrim politik ndryshoi gjithçka në 24 orë. Ajo që u hyn në punë shqiptarëve është a kemi një bashkim të të gjithë aktorëve politikë të përgjegjshëm edhe të atyre socialistëve të turpëruar, se kështu nuk shtyhet më. Rama as ka qeverisur as nuk po qeveris, po merret vetëm me mbrojtje. Ne duhet të bëjmë një front opozitar jo për të ardhur në pushtet por që Shqipëria dhe instucionet të jenë në dorë të shqiptarëve’.

Të tjera

Abissnet